AKTUALE

LEN: Kërkon nga Mitrevski që të ç’bllokojë anëtarin e opozitës në KSHZ

Lidhja Eurpiane për ndryshim insiston që pushteti të mundësojë zgjedhjen e anëtarit të propozuar nga opozita shqiptare në KSHZ. Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli në konferencë për mediat ka deklaruar se kërkojnë nga kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski që të obligojë komisionin për Zgjedhje dhe Emërime që menjëherë të propozojë Abdush Demirin si anëtar i opozitës në KSHZ. Në të kundërtën ka shtuar Zendeli, do të dëshmohet bashkëpunimi LSDM-BDI kundër kompletimit të përbërjes sëmKSHZ-së

”Pasi që bllokuesi kryesor për zgjedhjen e anëtarit të opozitës në KSHZ, Talat Xhaferi, nuk është më kryetar i Kuvendit, dëshirojmë që pushtetit ti japim edhe një mundësi që të dëshmojë veten se është proevropiane siç dëshiron të shitet dhe jo pro-ruse, ashtu siç po vepron. Kërkojmë nga kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili gjatë marrjes së detyrës dje deklaroi se do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, urgjentisht, të udhërojë komisioni për Zgjedhje dhe Emërime që të mbajë seancë dhe për anëtar të KSHZ-të para Kuvendit ta propozojë kandidatin e opozitës Shqiptare, z. Abdush Demiri” – tha Fadil Zeneli, deputet i Lëvizjes BESA.

Related posts

Mexhiti: Nuk hyjmë me çdo kusht në qeveri! Mickoski: S’dua negociata në bazë të ultimatumeve, është gabim!

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM IMAMIN SEDAT EF. SHABANI

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Nuk do të takohem me Kurtin, s’ka vullnet nga ana e tij

Gjyla Halili