AKTUALE

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të votojë për Qeverinë teknike

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se deputetët nga radhët e partisë së tij nuk do të votojnë në seancë plenare për zgjedhjen e qeverisë teknike.

Mickoski tha se në njëqind ditët në vijim pret vazhdimin e politikave të këqija nga kryeministri teknik Talat Xhaferi.

“Ky është njeriu që nga fillimi deri në fund si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë bëri shumë lëvizje antikushtetuese dhe të kundërligjshme. Pres që politikat e këqija të vazhdojnë. Edhe pse dikur mund të kemi qenë unanim se nuk do të bëhet më keq se kaq, mendoj se është një qëndrim pesimist, duhet të jemi optimistë, prapë pres që në këto njëqind ditë të jetë më keq”, tha Mickoski.

I pyetur nga një gazetar se a pret që gjithçka të shkojë mirë me qeverinë teknike, Mickoski tha se me këta njerëz gjithçka është e mundur.

Banner

Related posts

Lidhja Europiane për Ndryshim: Kryeministri teknik, mashtrimi i fundit i BDI-së

Gjyla Halili

Lloga: Zëvendëskryeministrit xhentellmen i janë ngatëruar konceptet e centralizimit dhe decentralizimit

Gjyla Halili

LEN: I harxhuan 30 milionë euro, rruga Shkup – Bllacë nuk është askund

Gjyla Halili