AKTUALE

Fundjavë me reshje të borës

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të dobëta shiu, ndërsa në male dhe disa nga vendet më të larta me borë të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fortë nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, njofton Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike.


Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 4 deri në 13 gradë.


Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të dobëta shiu në mëngjes. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

Mot i ndryshueshëm i vranët dhe më i ftohtë do të mbetet edhe ditën e dielë. Në male dhe disa nga zonat më të larta do të ketë reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore erë e intensifikuar nga drejtimi verior me mbi 60 kilometra në orë.

Nga e hëna do të mbizotërojë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit.

Banner

Related posts

Presidenti sllovak Pellegrini sot vizitë zyrtare në Maqedoni, do të takohet me krerët shtetëror

Gjyla Halili

Meidani me mesazh të koduar: Burrat e shtetit mendojnë për brezin e ardhshëm

Gjyla Halili

Selami me mesazh ndaj pushtetit: Thonit që nuk fitohet BDI në pushtet, hajde provone në zgjedhje te parakoheshme fitone BDI duke qenë në Opozitë

Gjyla Halili