AKTUALE

M-NAV me udhëheqje të re

Operatori kombëtar i navigacionit ajror M-NAV ka marrë zyrtarisht menaxhmentin e ri pas incidentit të 4 janarit të këtij viti me një ndërhyrje në objekt dhe sulm ndaj punonjësve.

Kryetar i ri i Bordit Drejtues dhe drejtor ekzekutiv në Departamentin e Teknologjisë së Aviacionit është Milan Korac, dhe Hekuran Asani anëtar i ri i bordit drejtues dhe drejtor ekzekutiv në Departamentin e Navigacionit Ajror.
Emrat e tyre tashmë janë futur në faqen e M-NAV, nga ku konfirmojnë se dje kanë përfunduar të gjitha procedurat.

Pas incidentit, duke vepruar sipas udhëzimeve të Qeverisë, Bordi Mbikëqyrës i M-NAV ka shkarkuar nga detyra Kryetarin e Bordit Menaxhues, Fahruddin Hamidi dhe drejtorin ekzekutiv sektorial. Më pas qeveria dha udhëzime që kryetar i ri i Bordit drejtues të jetë Hekuran Asani dhe Milan Koraç drejtor sektori.

Ndrzshe, për depërtimin në M-NAV, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë hetuese kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e bashkëkryerësve kanë kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror sipas Neni 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Related posts

A doni të punoni nga Maqedonia për brendet më të mëdha në botë: Çdo punonjës i ri e fiton një bonus mirëseardhjeje – kërkohet vetëm 1 kusht!

Gjyla Halili

Deklarata për Grenlandën solli reagime të forta, nga Mali i Zi tregojnë qëndrimin e tyre/ Ja pse përmendin Kosovën

Gjyla Halili

PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje në fushatë

Gjyla Halili