AKTUALE

Kovaçevski dorëhiqet të enjten / VMRO-ja nuk mbështet Xhaferin për kryeministër

Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të japë dorëheqje ditën e enjte kurse po të njëjtën ditë pritet që këtë ta bëjë edhe kreu i Kuvendit Talat Xhaferi. Me këtë, e gjithë qeveria do të jetë në dorëheqje kurse Xhaferi do të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re sipas modelit të Përzhinës.

VMRO-DPMNE-ja nuk ka vendosur akoma se cilët do të jenë dy ministrat e saj në qeverinë teknike, megjithatë pushteti nuk pranon një format të tillë, nëse VMRO-DPMNE-ja do të votojë e përmbajtur në qeverinë ku janë dhe ministrat e saj.

Kjo këmbëngulje e partisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski vjen edhe pse në 2016-tën ata zbatuan një skenarë të ngjashëm. Pavarësisht se propozuan ministrat e tyre, LSDM-ja lëshoi seancën dhe nuk votoi gjatë votimit të qeverisë së parë teknike në krye me Emil Dimitrievin në janar të vitit 2016.

Kovaçevski nuk bën lidhje mes këtyre dy situatave dhe thotë se tani kushtet kanë ndryshuar.

“Atëherë ishin kushte të tjera. Ju e dini se atëherë Kuvendi u keqpërdor nga ana e pushtetit. E mbani mend se gjatë miratimit të buxhetit deputetët e LSDM-së u hodhën nga Kuvendi dhe sundonin kushte të tjera. Ajo qeveri teknike u zbatua pikërisht sepse nuk ekzistonte demokraci në shtet. Kurse sot kemi sundim të demokracisë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

VMRO-DPMNE-ja kishte vendosur ditë më parë të mos votojë për qeverinë teknike për shkak se nuk pajtohen me marrëveshjen mes LSDM-së dhe BDI-së për kryeministër nga radhët e partisë së Ahmetit me mandat 100 ditor. Qeveria teknike duhet të zgjidhet më 28 janar, 100 ditë para zgjedhjeve të 8 majit. /Alsat.mk

Related posts

Taravari: Nëse Sela vendos të shkojë vetë në zgjedhje jam i gatshëm t’i vulos propozimet e tyre

Gjyla Halili

Toshkovski: Vendimi i Qeverisë, i turpshëm

Gjyla Halili

Bytyqi: VMRO-DPMNE mburret me investimet e planifikuara nga kabineti im

Gjyla Halili