AKTUALE

VMRO e pafuqishme, ligji për dislokimin e bastoreve dhe kazinove para deputetëve për votim në seancën e 135

Banner

Pasi kaloi në Komisionin për Çështje Evropiane, ligji që obligon bastoret dhe kazinotë të distancohen 500 metra largë objekteve të shkollave të mesme dhe fillore, ka kaluar edhe në Komisionin Ligjvënës.

Leximi i dytë i ligjit në fjalë në Komisionin Ligjvënës kaloi mes tensioneve dhe kundërshtimeve nga ana e VMRO-DPMNE-së, deputetët e së cilës nga dita e parë janë vënë në mbrojtje të kazinove dhe bastoreve, raporton indeks.mk.

Pas kësaj, ligji për dislokimin e objekteve të lojërave të fatit pritet të vendoset në rend dite për votim në seancën 135 që pritet të mbahet tek pasi Talat Xhaferi të merr pozitën e Kryeministrit dhe vendin e kryeparlamentarit ta merr deputeti dhe kordinatori i LSDM-së, Jovan Mitrevski.

Ligji i Qeverisë për dislokim e bastoreve dhe kazinove është përshëndetur dhe është cilësuar si propozim i qëlluar edhe nga anëtarët e Lëvizjes Anti-Bixhoz./indeks.mk/

Banner

Related posts

Fronti Evropian: Asnjë Qeveri s’mund ta shfuqizojë marrëveshjen me Behtel & Enka!

Gjyla Halili

211 gjoba në Shkup, 73 për vozitje të shpejtë

admin

Protesta e opozitës para parlamentit, FNSH dhe forcat “Shqiponja” në gatishmëri, rrugët që do të bllokohen

admin