AKTUALE

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës nga Presheva z. Kujtim Sadriu vizitoi drejtorin e Ansamblit shqiptar z.Shkodran Tolaj


Sot në ambientet e Ansamblit shqiptar, drejtori Shkodran Tolaj pati një vizitë tejet të veçantë, meqenëse e nderoi me ardhjen- enkas nga Presheva, drejtori i Shtëpisë së Kulturës z.Kujtim Sadriu! Z.Sadriu u shpreh që shkak për këtë vizitë nuk është vetëm dëshira për bashkëpunim, por kurreshtja që nga afër të prekë sukseset e ansamblit shqiptar.

“ Jam i fascinuar nga puna, sukseset dhe vullneti i jashtëzakonshëm i juaji si drejtor dhe tërë stafit që po ngritni në piedestal vlerat e trashëgimisë dhe kulturës shqiptare të RMV- së dhe për këtë pasqyra më e mirë u dha në koncertin e mbajtur në sheshin e Bujanocit, verën e vitit që shkoi për çka iu falenderoj në emër të gjithë qytetarëve të Luginës” – tha drejtori z.Sadriu!

Drejtori Tolaj shprehu tërë vullnetin e tij që në çdo kohë të jetë pjesë e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e çdo vendi ku kërkohet, vlerësohet e admirohet arti jonë që transmetohet përmes Ansamblit shqiptar në RMV!

Në shenjë mirënjohje e falenderimi për vizitën, drejtori Tolaj i dhuroi katër monografi të botuara dhe katër audio- cd të edituara nga ansambli si dhe plisin kombëtar duke e përgëzuar për punën e mrekullueshme në institucionin që udhëheq e që është me rëndësi jetike për qytetarët e Preshevës e më gjerë!

Z.Sadriu e falenderoi nga zemra drejtorin Tolaj duke u shprehur në fund të takimit “nuk do e kisha imagjinuar, as parë në ëndërr që një ditë si sot, do ta ndjej veten në Shkup si në Preshevën time dhe kjo falë politikave largpamëse të dekadave të fundit në RMV, të cilat kanë krijuar institucione të tilla si Ansambli shqiptar ku udhëheq një artist si z.Tolaj i cili kulturës sonë, pa dallim lokalitetesh i ka dhënë dimension mbarëkombëtarë, duke e shëndërruar këtë ansambël në derë të hapur për të gjithë adhuruesit e artit dhe prosperitetit tonë kulturor”

Takimi u mbyll me uratat më të përzemërta e të ndërsjellta duke vënë përpara vetes plane të afërta për realizim të aktiviteteve të përbashkëta e të rëndësishme kulturore!

Related posts

Bekteshi: Me KRRE-në punojmë që pas 1 korrikut të kthehet tarifa e lirë ditore për rrymën

admin

Konvikti i Universitetit të Tetovës, Nuhiu: Gati për studentët në vitit akademik 2023/2024

admin

Merita Mustafai: Zgjedhjet presidenciale pikë kyçe për rrugëtimin e vendit drejt BE

Gjyla Halili