SPORT

“Dritë në fund të tunelit”, Pochettino jep lajmin e madh për Brojën

“Dritë në fund të tunelit”, Pochettino jep lajmin e
Armando Broja është gjithnjë e më pranë rikthimit në fushë. Pas më shumë se 9 muajsh kohë rikuperimi nga dëmtimi i rëndë që pësoi në dhjetor të vitit të kaluar, sulmuesi 22-vjeçar shqiptar “sheh dritën në fund të tunelit”.

E konfirmon këtë trajneri i Chelsea-t, Maurizio Pochettino, i cili në konferencën për shtyp dha detaje mbi gjendjen e shqiptarit.

“Broja është mirë, pasi këtë javë ka marrë ngarkesë të plotë në stërvitje. Kemi edhe një seancë stërvitore të shtunën dhe do të vendosim, por besoj se Broja do të jetë me ne për ndeshjen me Aston Villën”, tha argjentinasi.

Sulmi i Chelseat po has jo pak vështirësi në finalizim dhe pritshmëritë mbi Brojën janë shtuar shumë, por Pochettino provon të largojë presionin nga sulmuesi kuqezi.

“Ne jemi shumë të lumtur që ai po rikthehet, pasi ka 8 apo 9 muaj i dëmtuar. Megjithatë mos prisni që Broja të shënojë me çdo prekje të topit. Kemi besim maksimal te cilësitë e Brojës, por të mos i ushtrojmë presion. Vjen nga një mungesë e gjatë dhe duhet t’i japim kohë të gjejë formën më të mirë”, tha argjentinasi.

Chelsea do të përballet me Aston Villën të dielën në orën 15:00 në “Stamford Bridge”, teksa gjasat janë që Broja të marrë disa minuta./gazetatema.net

Related posts

Përfundon me barazim përballja e pretendentëve për titull

admin

Krasniqi e Bajoku shpallen më të mirët

admin

Georgina ia zbulon të metën Ronaldos

admin

Leave a Comment