BOTA

Lavrov hedh poshtë planin për paqen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të shtunën se plani i propozuar për paqen në Ukrainë, si dhe propozimet e fundit të OKB-së për të ringjallur marrëveshjen e Detit të Zi për grurin, të ishin të dyja “jo realiste”.

Zoti Lavrov foli pas një jave diplomacie intensive globale gjatë mbledhjes vjetore të udhëheqësve botërore në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kërkuan të përforcojnë mbështetjen për Kievin ndërsa lufton agresorin rus.

“Kjo është tërësisht e pamundur”, tha zoti Lavrov për një plan paqeje prej 10 pikash të nxitur nga Kievi. “Nuk është e mundur të zbatohet kjo. Nuk është realiste dhe të gjithë e kuptojnë këtë, por në të njëjtën kohë, ata thonë se kjo është baza e vetme për negociata”.

Ai tha se konflikti do të zgjidhej në fushën e betejës nëse Kievi dhe Perëndimi do të mbanin atë qëndrim. Zoti Lavrov shtoi se Moska u largua nga marrëveshja e grurit sepse nuk ishin realizuar premtimet e bëra Rusisë, mes tyre heqja e sanksioneve ndaj një banke ruse dhe rilidhjen e saj me sistemin global SWIFT.

Ai tha se propozimet e fundit të Kombeve të Bashkuara për të ringjallur marrëveshjen e eksportit për produktet bujqësore ukrainase ishin “thjesht jo realiste”.

Zoti Lavrov tha se do të vizitojë Phenianin muajin e ardhshëm për të vazhduar negociatat pas marrëveshjeve të fundit të bëra nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un në Moskë.


Top Channel

Related posts

Trazira në burgun e grave në Honduras, raportohen 25 të vdekur

admin

Qeveria polake dërgon më shumë trupa në kufirin me Bjellorusinë

admin

Fermerët ukrainas dhe polakë kërkojnë zgjidhje mes rrezikut ndaj sigurisë ushqimore

admin

Leave a Comment