KOSOVË

Vuçiqi në OKB e akuzon Perëndimin se shkeli ligjin ndërkombëtar për Kosovën

Rezoluta 12 44 e Kombeve të Bashkuara, së cilës iu referua Vuçiqi, i dha fund luftës në Kosovë. Ndër të tjera, rezoluta parasheh mandatin e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, me qëllim të mbrojtjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Policia serbe dhe ushtria jugosllave u tërhoqën nga Kosova në verën e vitit 1999 pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila u dha fund bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Bombardimi u iniciua për shkak të krimeve të kryera nga forcat ushtarake dhe policore serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. Zyrtarë të lartë serbë u dënuan për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë para gjykatës ndërkombëtare në Hagë.

Në kontestimin e pavarësisë së Kosovës, Serbia ka mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtën e vetos.

Gjatë fjalimit, Vuçiqi e akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rritje të dhunës me motive etnike kundër serbëve.

“Sot në Kosovë, provincën jugore të Serbisë, po ndodh dhunë e hapur ndaj serbëve nga autoritetet separatiste të Albin Kurtit… vetëm një ditë më vonë, një kontingjent i serbëve u dërguan në burgjet e Kurtit, të arrestuar në bazë të akuzave të fabrikuara në kuadër të fushatës së tij të territorit”, tha ai.

Vuçiqi duket se iu referua arrestimit të tre serbëve, të mërkurën, nën dyshimin për krime lufte të kryera gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë.

Related posts

Shkon në 10 numri i viktimave nga vrasja masive në Beograd, ndërroi jetë vajza e shtrirë në spital

admin

Një muaj paraburgim për babanë e nxënësit që vrau nëntë persona në Beograd

admin

Kurti e përdori për fushatë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ia dha projektin

admin

Leave a Comment