KOSOVË

Dëbohen nga Bullgaria 3 përfaqësues të Kishës Ortodokse Ruse

Bullgaria ka deportuar të enjten Vassian Zmeevin, përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Ruse në Bullgari, dhe dy kolegë të tij, të cilët ishin shtetas bjellorusë.

Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare (DANS) në deklaratën e saj tha se të tre personat kryenin veprimtari kundër sigurisë kombëtare dhe interesave të Bullgarisë.

“Kemi mbledhur të dhëna për veprimet e këtyre personave në lidhje me zbatimin e elementeve të ndryshme të strategjisë hibride të Federatës Ruse që synojnë ndikimin e qëllimshëm në proceset socio-politike në Republikën e Bullgarisë për interesat gjeopolitike ruse”, thuhet në deklaratë.

Atyre u janë anuluar lejet e qëndrimit dhe u është ndaluar hyrja në vend për pesë vjet.

Bjellorusia shihet si një nga aleatët kryesorë të Rusisë, veçanërisht në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, tashmë gati 19-muajshe.

Ambasadorja e Rusisë në Bullgari, Eleonora Mitrofanova, e dënoi hapin dhe tha se tre klerikët u deportuan duke u futur në një automjet në të cilin transportoheshin kontrabandistët.

“Nuk ka asnjë precedent për një praktikë të tillë. Kisha është e ndarë nga shteti. Si mundet kleri të kërcënojë sigurinë kombëtare? Është e pamundur të kuptohet. Tekstualisht, na pështynë në fytyrë”, tha ajo.

Zmeev kishte pesë vjet që përfaqësonte Kishën Ortodokse Ruse në kryeqytetin Sofje. Vitin e kaluar, patriarku rus Kirill (Ciril) shtoi Maqedoninë e Veriut në zonën e përgjegjësisë së Zmeevit.

Javën e kaluar, Maqedonia e Veriut shpalli person “non grata” Zmeevin dhe tre diplomatë rusë që punonin në Ambasadën e Rusisë në Shkup.

Related posts

Ata që provojnë të ecin përpara pa Amerikën, s’janë të vërtetët

admin

Mijëra besimtarë falin namazin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

admin

Rama shkarkon nga detyra Bledi Çuçin si Ministër të Brendshëm, në vend të tij Taulant Balla

admin

Leave a Comment