BOTA

Kryeministri i Rumanisë vizitë në Kiev! Në fokus bisedimet për grurin

Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu do të udhëtojë në Kiev së bashku me disa nga ministrat e tij për bisedime të vështira mbi ndalimin e importit të grurit, raportojnë mediat rumune. 

“Unë do të kem një udhëtim me disa ministra në Kyev, kur mendoj se do të përfundojmë të gjitha diskutimet në lidhje me eksportin në territorin rumun. Në këtë moment, ajo që është negociuar nga ministri është shumë e qartë dhe jam i bindur plotësisht që a t’ju jap më shumë detaje “- citohet të ketë thënë Ciolacu

Digi24 raporton se vizita e kreut të qeverisë romune në Ukrainë vjen pas komunikimit të “përditshëm” me udhëheqjen ukrainase.

Rumania nuk është ndër listën e vendeve që ka vendosur ndalim të njëanshëm për importet e grurit ukrainas, por kishte ndjekur ndalimin e Komisionit Evropian që skadoi në fund të javës së kaluar.

Ministri i Bujqësisë Florin Barbu tha të mërkurën se një sistem licencimi i import-eksportit ishte për diskutim midis dy vendeve, pasi Rumania ishte e prirur të merrte grurë të lirë pa ndikuar në industrinë e saj bujqësore.


Top Channel

Banner

Related posts

Top Channel – Lajmet e fundit minute pas minute, art, sport, Portokalli, Fiks Fare, Top Story, Perputhen, Big Brother Albania, Big Brother VIP, Shqiperia Live

admin

Trump: Gjyqet të mos nisin para zgjedhjeve, republikanët të zgjohen!

admin

Parisi përgatitet për Lojërat Olimpike, priten mbi 13 milionë pjesëmarrës

admin

Leave a Comment