SHOWBIZ

Shfaqet Dua Lipa, ja si reagon Rita Ora

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo.

Dyshja mes tjerash u vunë edhe përpara një pyetësori për të përshkruar miqtë dhe kolegët e saj me një fjalë të vetme.

Mes tyre në ekran u shfaq edhe ylli tjetër shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa, për të cilën Rita reagoi menjëherë.

Foto: Screenshot/YouTube

“E bukur”, u shpreh autorja e “You & I” me të parë imazhin e Duas, ndërkohë Diplo tha: “shqiptare”, që bëri që Rita të entuziazmohej dhe të brohoriste me krenari.

Kujtojmë që ndonëse të dyja janë pjesë e industrisë më të madhe të muzikës në botë, Dua dhe Rita ndër vite janë komentuar për raportet e tyre.

Vajzat thuhet se nuk gëzojnë ndonjë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën dhe nuk janë parë bashkë në asnjë paraqitje.

Ndërsa ndryshe ka ndodhur me këngëtaret e tjera shqiptare si Bebe Rexha dhe Ava Max me të cilat shpesh herë janë shoqëruar. 

Related posts

“Nuk ka përjashtim për mbretërinë”, përdorimi i drogës nga Princ Harry kërcënon vizën e tij amerikane

admin

Nëntë ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

admin

Ftesë në 5/ Babai i Kiarës i prekur: Opinionistët zgërdhihen me Kiarën

admin

Leave a Comment