BOTA

“Pesë mijë euro për lirinë”/ Italia vendos kushtin, si t’u shpëtojnë qendrave të ndalimit emigrantët nga vendet e sigurta

Italia do të kërkojë 5 mijë euro nga çdo emigrant që vjen nga vende të sigurta që të mos përfundojë në një qendër ndalimi apo të riatdhesohet.

Ndërsa gjatë mbledhjes së fundit të ministrave, kryeministrja Giorgia Meloni kishte kërkuar ndërtimin e qendrave të reja të paraburgimit dhe riatdhesimit larg qendrave të banuara,  në dekretin e ri të firmosur nga ministri i Brendshëm, Piantedosi ka një veçori të re.

Sipas mediave italiane, për afërsisht katër javë, pasi ka dorëzuar shumën, emigranti duhet të dëshmojë se ka një vend ku të qëndrojë, mjete jetese dhe se posedon shumë të mjaftueshme për t’u rikthyer. Kjo dispozitë prek ata që ndalohen në kufi dhe vijnë nga një vend i sigurt.

 


Top Channel

Related posts

Shkon në mbi 21 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

admin

Trupat ukrainase përgatiten për të zmbrapsur forcat armike nga kufiri me Bjellorusinë

admin

Marrëveshja e grurit, Erdogan: Putini ra dakord për zgjatjen e afatit kohor

admin

Leave a Comment