SHQIPËRI

“Mos vajti për lesh kjo botë o Fevzo, që Bajrami dhe Edi Rama drejtojnë Këshillin e Sigurimit të OKB”

Gazetari Ylli Rakipi ka ironizuar me presidentin, Bajram Bregaj dhe kryeministrin, Edi Rama pasi këta të fundit do të drejtojnë Këshillin e Sigurimit në OKB, shkruan Insajderi. Rakipi në emisionin…

Gazetari Ylli Rakipi ka ironizuar me presidentin, Bajram Bregaj dhe kryeministrin, Edi Rama pasi këta të fundit do të drejtojnë Këshillin e Sigurimit në OKB, shkruan Insajderi.

Rakipi në emisionin e tij “Të pa ekspozuarit” në prezencë të gazetarit, Blendi Fevziu e ka quajtur si zhvillim të çuditshëm, udhëheqjen e Këshillit të Sigurisë nga Bregaj e Rama.

Mes tjerash ai shprehet “Mos vajti për lesh kjo botë o Fevzo, që Bajrami dhe Edi Rama drejtojnë Këshillin e Sigurimit të OKB“.

“Ka zhvillime të çuditshme, p.sh Edi Rama dhe Bajram Bregaj janë nisur në OKB. Si e arritëm ne këtë ditë Fevzo, thua ti që ta trajtojmë OKB-në dhe cka të drejtojnë atje, Këshillin e Sigurimit, e drejtojmë ne. Mos vallë bota, me këto temperature me këto..ka ikur vërtetë për lesh Fevzo që Bajrami dhe Edi Rama të kenë përsipër këtë detyrë kaq të madhe se më të thënë të drejtën unë jam shokuar“, ka thënë gazetari Rakipi.

Ndërkohë, Fevziu sqaroi se si qëndron çështja.

“Pse ti mendon që vetëm Shqipëria po e drejton Këshillin e Sigurimit të OKB-së? Këshilli i Sigurimit ka anëtarët e përhershëm dhe të përkohshëm që marrin mandat 2 vjeçar, si anëtare e përkohshme Shqipërisë i erdhi radha këto dy vjet dhe mund t’i vi prapë pas 100 vjetësh“, tha Fevziu.      

@tpz.al “Mos vajti për lesh kjo botë o Fevzo, që Bajrami dhe Edi Rama drejtojnë Këshillin e Sigurimit të OKB?!” – Emisioni i plotë: www.youtube.com/watch?v=0dzj0AImPP8 #tepaekspozuarit #mcntv #yllirakipi #blendifevziu #edirama #bajrambegaj #tpz #fyp ♬ France Accordion Swing – MIZUSATO Masaki

Banner

Related posts

Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj vetëm me 15 kandidatë për kryetar bashkie

admin

Veliaj: E keni vënë re që kandidatët e tjerë nuk dalin dot në publik me Sali Berishën dhe Ilir Metën? Janë dy figurat më të diskretituara sot

admin

Tensione në Parlament/ Opozita bllokon foltoren, deputetët u bien bilbilave! Protestë para Kuvendit

admin

Leave a Comment