BOTA

Ukraina merr 10 variante suedeze të tankeve Leopard

Dhjetë variante suedeze të tankeve Leopard 2A5, të njohura si Stridsvagn 122, kanë mbërritur në Ukrainë. 

Tanket drejtohen nga ekuipazhe ukrainase të trajnuar në Suedi. 

Komandanti i Operacioneve të Shtabit të Ushtrisë suedeze, Mats Ludvig, tha: “Ne u kemi dhënë atyre gjithçka që mundemi për sa i përket materialit të madh dhe njohurive të mira.

Ne u urojmë atyre gjithë fat në botë dhe që ata të kenë sukses në çlirimin e vendit të tyre.”

Vendimi i Suedisë për të dërguar tanket u njoftua në shkurt. 

Disa aleatë të tjerë i kanë dhënë Ukrainës tanke Leopard 2, duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Spanjën, Portugalinë, Kanadanë dhe Danimarkën.


Top Channel

Banner

Related posts

Biden kërkon “ndihmë” për Ukrainën, Zelensky: Rusia nuk ka të drejtë për armë

admin

Katër rreziqet e mëdha që vijnë nga Inteligjenca Artificiale

admin

Kievi bën paralajmërimin: Centrali bërthamor kaloi në linjën rezervë të energjisë

admin

Leave a Comment