AKTUALE

Lëvizja Demokratike: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

Banner

Derisa për çdo ditë rriten çmimet, sidomos çmimi i karburanteve që është një ndër faktorët dominantë për krijimin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, Qeveria nisi fushatën për çmime të kontrolluara të produkteve ushqimore bazë.

Se ky është vetëm edhe një mashtrim i qeverisë i bërë publik nga ministri Kreshnik Bekteshi, flasin analizat ekonomike, sepse në thelb ‘hapat’ që paralajmëron qeveria nuk kanë logjikë ekonomikе dhe kjo mund të argumentohet si në vijim:

  • Asnjë masë ekonomike nuk mund ti kontrollon çmimet e produkteve e të ul inflacionin në periudhë 45 ditëshe pra nevojitet që masat të jenë nga 6 muaj deri në 1 vit,
  • Çka do të ndodh kur në kulmin e dimrit masat do të përfundojnë e qytetari do të përballet me rritje të pakontrolluara të çmimeve të produkteve ushqimore, rrymës, drunjve, peletave.
  • A po mundohet qeveria ti qetësoj qytetarët me masa artificiale që mos të dalin në protesta, pas paralajmërimeve nga shumë sektorë?

E gjithë kjo situatë dëshmon se as ministri i Financave Besimi as i Ekonomisë Bekteshi nuk kanë kapacitet për ta menaxhaur situatën me inflacionin. Sepse, ngrirja e çmimeve ndodh vetëm në raste krizash të jashtëzakonshme, siç ishte rasti me pandeminë ose kriza energjetike.

Derisa Qeveria eksperimenton me masa në vazhdimësi, konstatojmë se fuqia blerëse e qytetarëve ka rënë për 46 për qind krahasuar me vitin paraprak dhe me këtë qytetarët dita ditës do të vazhdojnë të varfërohen.

Lëvizja Demokratike

Banner

Related posts

Rita Ora përqafon dhe i flet shqip konkurrentes nga Kosova në ”The Voice Australia” (VIDEO)

admin

Fjalimi i kryetarit Xhevat Bislimi në shënimi e 10-të vjeorit të Shoqërisë “LËVIZJE”

Gjyla Halili

Mickoski: BDI le t’i rikthehet agjendës së gjelbër, ndoshta gjatë vrapimit do t’u kthjellet mendja

Gjyla Halili

Leave a Comment