AKTUALE

Osmani për takimin me Bidenin: Mora garanca të fuqishme për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë takimit që pati me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka informuar atë për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.

Sipas njoftimit të presidencës, Osmani ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me ShBA-në është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm.

“Pas këtij bashkëbisedimi, Presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanca të fuqishme nga Presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës. Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Osmani po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Banner

Related posts

Taravari – Mickoski/ Zejdi: Shqiptarët do t’i dënojnë të dytë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Gjyla Halili

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve” – Zef Berishaj përkujton Epopenë heroike të UÇK-së

Gjyla Halili

Leave a Comment