BOTA

Blinken në Këshillin e Sigurimit: Rusia po e përdor urinë si armë, po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Banner

Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama theksoi se Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Blinken: I uroj mirëseardhjen zotit Zelensky, dy javë më parë Rusia ka shkatërruar parimet e Kombeve të Bashkuara, të drejtën njerëzore, vetë pushtimi i Rusisë shkel shtyllën e kartës. Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë, Rusia vijon të angazhohet në vringëllimin e rrezikut bërthamor. Rusia po e përdor urinë si armë, sa më e uritur të jetë bota aq më shumë përfiton Moska. Rusia po përdor drone iranianë për të sulmuar Ukrainën, duke shkelur rezolutën kundër Iranit, Rusia bëri një takim me Korenë e Veriut Kim u shpreh se kishte mbështetje të plotë për luftën e agresionit, do të shkelte një sërë rezolutash.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama po drejton një nga sesionet më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit në OKB me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”, ndërsa në tryezë marrin pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë të shteteve.


Top Channel

Banner

Related posts

Fituesi i Çmimit “Nobel” të Paqes, Ales Bialiatski, dënohet me 10 vjet burg në Bjellorusi

admin

“Nuk ka arsye” për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi

admin

Austria ofron udhëtime hekurudhore falas për një vit… nëse bëni një tatuazh

admin

Leave a Comment