SPORT

Projektimi/ Ja rivalët që mund të ndeshet Shqipëria nëse shkon në grupet e Europianit, kalimi më tej dhe vendi i 2 nuk është mision i pamundur

Një projektim është bërë me rezultatet e deritanishme sesi mund të ishin vazot për grupet e Europianit nëse do të mbyllej sot gjithçka. Shqipëria do të gjendej në vazon e tretë, në të njëjtën vazo me Serbinë, Italinë, Hollandën dhe Spanjën.

Praktikisht do të kishim mundësinë e eliminimit të katër rivalëve që do të na hapnin jo pak punë. Ndërkohë në vazon e dytë do të gjendej Skocia, Hungaria, Danimarka, Zvicra, Cekia dhe Austria. Dukej hequr Zvicrën për shkak të eksperiencës së madhe, Shqipëria mund të fitonte dhe të maste forcat kundër të gjithë këtyre rivalëve.

Në vazon e katërt do të gjendej Turqia, Rumania, Sllovakia dhe fitueset e 3 Play Off-eve. Ndërkohë në vazon e parë janë edhe emrat më të frikshëm si Gjermania, Portugalia, Franca, Belgjika, Anglia dhe Kroacia, nga ku me shumë mundësi do të dilte edhe vendi i parë i grupit. Në një projeksion të tillë dhe me një Shqipëri të tillë, vendi i dytë nuk do të ishte mision i pamundur. /Sport Ekspres/

Banner

Related posts

Muller ironizon me Messin – SHQIP.com

admin

Mentor Ajeti kërkon falje publike për gabimin në ndeshjen KF Dukagjini – FC Prishtina

admin

EKSKLUZIVE/ “Kujdes me Çekinë, ne gabojmë kur ndihemi të sigurtë”- Mavraj: Shqipëria po rikthehet në skenë, Europiani…

admin

Leave a Comment