BOTA

Biden kërkon “ndihmë” për Ukrainën, Zelensky: Rusia nuk ka të drejtë për armë

Zelensky në fjalën që iu dha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, teksa në bazë të fjalës kishte akuzat për Rusinë, ai u shpreh se terroristët nuk kanë të drejtë të mbajnë armë bërthamore.

Pritet që këtë të mërkurë lideri ukrainas të prezantojë përpara më shumë se 140 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, formulën për paqe.

Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara për të ndaluar agresionin e Rusisë në Ukrainë, me shpresën se edhe republikanët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork do të reagojnë pozitivisht.

“Ne duhet t’i kundërvihemi këtij agresioni në Ukrainë dhe të pengojmë agresorët e tjerë të mundshëm nesër. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët, do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës ndërsa mbrojnë lirinë e tyre”.

Fjalimi i Bidenit për Ukrainën fituan duartrokitje në sallë, por ai po fliste para një auditori ku mungonin shumë liderë kryesorë, duke përfshirë ata nga Franca dhe aleatët e SHBA, Britania dhe Franca.

 


Top Channel

Related posts

Azerbajxhani nis operacion “kundër terrorizmit” në Nagorno-Karabak, territor nën kontrollin e Armenisë

admin

Afrikë e Jugut, një kamion përplaset me dy autobusë shkolle, 15 të vdekur

admin

Përmbytje dhe viktima në Greqi, tre persona ndërrojnë jetë

admin

Leave a Comment