SHQIPËRI

Dy të vdekur nga rrokullisja e një autobusi në Mal të Zi

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Cetinje-Budvë, ku është rrokullisur një autobus. Informacionet e para nga Drejtoria…

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Cetinje-Budvë, ku është rrokullisur një autobus.

Informacionet e para nga Drejtoria e Policisë thanë se kanë humbur jetën tre persona, por mjekët deri më tani kanë konfirmuar vdekjen e dy pasagjerëve.

Të dhënat fillestare të policisë tregojnë se në autobus ndodheshin nga 30 deri në 35 pasagjerë dhe se nuk kishte fëmijë, raporton Vijesti.me.

Bëhet e ditur se shoferi i autobusit është ndaluar nga Policia. Ai është ankuar tek ekipi i mjekëve, të cilët kanë zbritur të parët në vendin e aksidentit, se ka ndjerë dhimbje të forta në pjesën e pasme të kokës dhe se më pas autobusi ka goditur argjinaturën në rrugën për në Obzovicë dhe më pas mjeti ka rënë në një përroskë.

Vijesti ka raportuar se 17 persona të lënduar lehtë janë transferuar në spitalin e Cetinjes dhe se tani për tani një i lënduar rëndë është transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Related posts

Xhaçka: Nuk ka informacion për shqiptarë në zonat e tërmetit në Turqi

admin

Arrestohet serbi që përplasi për vdekje turisten në Shqipëri

admin

Konkursi i gjuhës shqipe mbledh 930 shkolla nga e gjithë Shqipëria

Gjyla Halili

Leave a Comment