BOTA

Azerbajxhani nis operacion “kundër terrorizmit” në Nagorno-Karabak, territor nën kontrollin e Armenisë

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka thënë se ka nisur operacione “kundër terrorizmit” në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, që është nën kontrollin e Armenisë.

Tensionet kanë qenë të larta që disa muaj në këtë enklavë etnike armene, e cila njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Njëmbëdhjetë zyrtarë policorë të Azerbajxhanit dhe civilë është raportuar të jenë vrarë si pasojë e një shpërthimi me mina dhe një incidenti tjetër.

Sirenat ajrore është raportuar të jenë dëgjuar në qytetin kryesor të Karabakut.

Zyrtarë të mbrojtjes armene në rajonin e shkëputur kanë thënë se ushtria e Azerbajxhanit e ka shkelur “armëpushimin në linjat e kontaktit përmes sulmeve me raketa”.

Përfaqësues tjerë të Karabakut kanë përmendur “ofensivë ushtarake të shkallës së gjerë”.

Dy vendet fqinje, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë luftuar dy herë për Nagorno-Karabakun, njëherë në fillim të viteve 1990, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe më pas më 2020.

Prej dhjetorit, Azerbajxhani e ka ndërtuar një bllokadë de-facto në rrugën e vetme që çon në Armeni, e njohur si Korridori Laçin.

Të martën, Ministria e Mbrojtjes në Baku i ka akuzuar forcat armene për “bombardime sistematike” të pozicioneve ushtarake dhe ka thënë se është përgjigjur duke nisur “aktivitete lokale kundër-terrorizmit… për t’i çarmatosur forcat e armatosura armene nga territoret tona”.

Ministria ka insistuar se nuk është duke shënjestrar civilë, por qendra ushtarake, me armë me precizitet të lartë.

Ministria e Mbrojtjes në Armeni ka thënë se pretendimet për sulme armene nuk përputhen me realitetin./ rel


Top Channel

Related posts

Austria ofron udhëtime hekurudhore falas për një vit… nëse bëni një tatuazh

admin

10 persona vdesin nga ortekët në Austri dhe Zvicër

admin

Gjermani, nuk ka strehim të mjatueshëm për refugjatët

admin

Leave a Comment