SHQIPËRI

A po përgatitet Serbia për një luftë të re në Ballkan? Ja çfarë thonë mediat gjermane dhe çfarë thonë në Beograd

“Ky lajm duhet të alarmojë Perëndimin dhe fqinjët e Serbisë”, shkruan së fundmi gazeta gjermane Die Welt. Dhe kjo, sipas asaj gazete, duhet të alarmojë të gjithë dhe që të…

“Ky lajm duhet të alarmojë Perëndimin dhe fqinjët e Serbisë”, shkruan së fundmi gazeta gjermane Die Welt. Dhe kjo, sipas asaj gazete, duhet të alarmojë të gjithë dhe që të argumentojë titullin “A po përgatit Serbia një luftë të re në Ballkan?” ishte kjo: “Serbia blen 20.000 drone iranian Shahed-136”.

Kështu e fillon analizën, Deutsche Welle në gjuhën serbe, në të cilën vlerëson se megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Serbia përmendet në mediat gjermane si “Unruhestifter” (nxitëse e trazirave), përcjell Telegrafi.

Dhe kërkesa e DW drejtuar Presidencës së Serbisë për të komentuar shkrimet e disa mediave gjermane mbeti pa përgjigje, por një reagim ka ardhur nga ambasadorja serbe në Berlin, Snezhana Jankoviq.

“Jo, Serbia nuk po përgatitet për luftë, por për të ardhmen”, ka shkruar ajo në një përgënjeshtrim të publikuar edhe në Die Welt.

Veç kësaj, ajo ka thënë se “Ministria e Mbrojtjes së Serbisë hodhi poshtë akuzat për blerjen e dronëve nga Irani”.

Sipas fjalëve të ambasadores Jankoviq “Serbia kujdeset për sigurinë e saj dhe modernizon ushtrinë e saj, si shumë vende të tjera evropiane, por ekskluzivisht për qëllime të mbrojtjes”.

Por çfarë ka konkrete për armatimin serb, pra cilat janë arsyet e tij?

“Në radhë të parë është procesi i modernizimit të armatimit të forcave të armatosura, pasi armatimi serb daton që nga koha e ish-Jugosllavisë dhe nuk është adekuat për mjedisin global të sigurisë dhe transformimin teknologjik”, mendon Dr. Vuk Vuksanoviq, hulumtues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCBP) dhe bashkëpunëtor i LSE IDEAS, një institut kërkimor për politikën e jashtme në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër (LSE).

Në Sarajevë, megjithatë, kanë një vlerësim krejtësisht tjetër.

“Për mendimin tim, modernizimi i ushtrisë serbe është vetëm një mbulesë për krijimin e një force ushtarake që në të ardhmen do të mundësojë projeksionin e forcës në këtë rajon nga Federata Ruse sapo të përfundojë lufta në Ukrainë”, thotë analisti ushtarak Nexhad Ahatoviq, përcjell Telegrafi.

Ajo për të cilën bien dakord si analistët e Sarajevës ashtu edhe nga Beogradi është se Serbia, siç thotë Vuksanoviq, “përdor procesin e armatimit si një instrument të politikës së jashtme ku Serbia beson se në këtë mënyrë mund të marrë një zgjidhje më të mirë për mosmarrëveshjet rajonale, siç është rasti me Kosovën, ekuilibër më të mirë mes fuqive të mëdha, por edhe të ndërtojë marrëdhënie më të mira me vendet që e furnizojnë me armë”.

Në të njëjtën kohë, sipas analistit ushtarak nga Beogradi, Aleksandar Radiq, Vuçiq, krijon një imazh të një shteti të fortë për opinionin publik të brendshëm.

Megjithatë, shtohet në shkrimin e DW, përcjell Telegrafi, vitet 1990 janë pikërisht problemi që e bën Bosnjën të frikësohet nga armatosja e Beogradit.

“Për fat të keq, Serbia nuk e ka braktisur politikën e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët e saj me forcë”, vlerëson Ahatoviq, një analist ushtarak nga Sarajeva.

A janë të justifikuara frika për një konflikt të mundshëm të armatosur? Përgjigjet zakonisht varen nga vendi nga vjen bashkëbiseduesi.

“Kjo varet në radhë të parë nga Vladimir Putin, i cili falë politikës që Serbia imponon dhe zbaton në rajon me presidentin (Aleksandar) Vuçiq në krye, përfaqëson mjeshtrin e vërtetë të luftës dhe paqes”, thotë Ahatoviq.

Sipas Vuksanoviqit, nëse Rusia dëshiron t’i krijojë një problem Perëndimit, ajo ka nevojë për ndihmën e elitave lokale, por elitat lokale nuk duan të sakrifikohen si pengje të Kremlinit.

“Ata duan të përdorin Moskën për të shantazhuar Perëndimin dhe për të promovuar veten te votuesit e tyre, por jo për të qenë mish për top”, thotë Vuksanoviq.

Ndërkohë në Perëndim, të paktën në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, ka një “qasje maksimale” për këtë.

“Ne i kemi parasysh shkrimet e mediave. Si zakonisht, ne nuk i komentojmë”, i është përgjigjur Arslan Deichel, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, kërkesës së DW për koment për shkrimet e përsëritura të mediave gjermane për një konflikt të mundshëm të armatosur në rajon.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin, diplomatikisht për Serbinë thonë se në kuadër të procesit të Berlinit, “si vendi më i madh në rajon luan një rol të madh”, e më pak diplomatikisht se – “duhet ta përmbushë atë përgjegjësi, veçanërisht në dialogun me Kosovën të udhëhequr nga BE-ja, dhe qartë të merr përsipër zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”.

Zhvillimi aktual i situatës në BeH, megjithatë, siç mësojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme gjermane, shihet me “shqetësim të madh”, veçanërisht “retorika secesioniste e Milorad Dodik”.

“Ajo nuk është vetëm një rrezik për Kushtetutën e vendit, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit”, deklarojnë ata në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin. /Telegrafi/

Related posts

Takimi Sunak-Rama/ Qeveria britanike: Komuniteti shqiptar në Britani jep kontribut të rëndësishëm

admin

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person! Opozita nuk meriton përgjigjen time

admin

Edi Rama zbulon letrën që i ka dërguar Macron dhe Scholz për Kosovën

admin

Leave a Comment