AKTUALE

Izet Mexhiti: Tani ka konkurrencë në kampin politik shqiptar

Për herë të parë në Maqedoni ka opozitë të bashkuar shqiptare dhe konkurrencë reale ndaj pushtetit të BDI-së, vlerëson Izet Mexhiti. Duke folur në Klan Debat për zhvillimet aktuale dhe subjektin e ri politik të themeluar prej tij, Mexhiti thotë se tani është krijuar një epokë e re politke tek shqiptarët.

Maqedonia nuk është në rrugë të duhur. Kjo qeverisje nuk punon në interes të qytetarëve. Kjo qeveri, jo që nuk i shërben qytetarëve, por është e dëmshme për qytetarët në shumë segmente”, thotë Mexhiti.

Ndryshimi veçmë ka filluar të ndodhë sipas Mexhitit.

“Prej gushtit veçmë ka konkurrencë edhe në kampin politik shqiptar… tani e tutja ka një kamp qeveritar që udhëhiqet nga BDI dhe një ‘mish-mashi’ të partive politike dhe kemi për herë të parë një opozitë të bashkuar shqiptare”, thotë Mexhiti në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin.

Banner

Related posts

Alimi: Heshtja e zëvendësministrit Isenit, mbështetje e strukturave që synojnë dobësimin e shqiptarëve

Gjyla Halili

Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Gjyla Halili

Në Shkup po mbahet manifestimi letrar “Ditët e poezisë”

Gjyla Halili

Leave a Comment