BOTA

Krizë shkatërruese! OKB-ja paralajmëron për rrezik të përhapjes së sëmundjeve në Libi, nis fushata vaksinimit

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se Libia rrezikon të përballet me përhapje të sëmundjeve, pas përmbytjeve masive që pushtuan vendin.

Zyrtarët kanë raportuar se kjo do të jetë një krizë e dytë shkatërruese, në vendin ku humbën jetën 11 mijë persona.

Pas këtij shqetësimi të ngritur nga OKB-ja, ministri i shëndetësisë së Libisë, Othman Abdeljalil, njoftoi nisjen e fushatës së vaksinimit në Derna, qyteti bregdetar më i godituri.

Sipas tij në parashikohet të ketë tre grupe të synuara në programin që vendi I tij do të vërë në zbatim, punonjësit në operacionet e shpëtimit, punonjësit në sektorin shëndetësor dhe fëmijët.

Mendohet se përhapja e sëmundjeve do të vijë si pasojë e ujit të kontaminuar dhe mungesës së kanalizimeve.

Mijëra banorë të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe në nevojë të madhe për ujë të pijshëm, ushqime dhe produkte bazike, ndërsa kushtet higjenike janë të rënda.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në kërkim të trupave të zhdukur, pasi i gjithë vendi ka mbetur nën pushtetin e baltës, duke e bërë më të vështirë punën.

Përmbytjet masive shkaktuan këputjen e dy digave të lumenjve në rrjedhën e sipërme në Derna, duke I mbuluar të gjitha ndërtesat me ujë.

Ekspertët e OKB-së kanë fajësuar për numrin e lartë të vdekjeve faktorët klimatikë, pasi rajoni i Mesdheut është zhytur nën pasojat e kapriçove të motit.


Top Channel

Related posts

Suedi, debati mbi kufizimin e teknologjisë në shkollat fillore

admin

Të paktën 1,362 fëmijë në Turqi u ndanë nga prindërit e tyre pas tërmetit

admin

Zgjedhjet në Greqi/ Tentuan të blinin vota, ndalohen katër persona

admin

Leave a Comment