Në imazhe shihet gurët misteriozë të varreve dhe ‘maskat e vdekjes’ në imjantin arkeologjik Tak’alik Ab’aj në Guatemala, ku kanë jetuar popujt para-hispanikë si Olmec to Maya.
Vendi i trashëgimisë kulturore botërore është banuar për gati 1,700 vjet deri në shekullin e 9-të, dhe është zbuluar në 1888, sipas studiuesve.
Ky është një nga disa vendbanime Meso-amerikane ne rajon, ku dallohen si tipare të kulturave Olmec ashtu dhe Maya.
Në periudhën nga shekulli i 9-të deri në të 10-in vendi ishte një qendër e rëndësishme tregtare ku bëhej lidhja me popujt të tjerë si Kaminaljuyu e Chocolá.
Studiuesit thonë se është nga qendrat më të mëdha të monumenteve skulpturore në fushat pranë Paqësorit ku spikasin ato të stilit Olmec me koka të mëdha, petroglifet apo stile të tjera arti.
Takalik Abaj përfaqëson gjithashtu lulëzimin fillestar të kulturës Maja, duke përfshire një tumë mbretërore dhe mbishkrime të shumta hieroglife.
Studimi dhe gërmimet që vazhdojnë në vend dhe kanë dëshmuar për një kulturë të gjatë skulpture dhe rëndësi shoqërore të qendrës gjatë epokave.
Takalik Abaj ishte pjesë e rrugëve të gjata tregtare të popujve Maja që arrinin deri në Guatemala në anën e Paqësorit dhe më tej në brigjet meksikane apo të Ekuadorit.
Qyteti kishte një arkitekturë të madhe, të ndara në katër grupe mbi nëntë tarraca natyrale.
Ndërtimet artificiale qytetare kërkonin investime të mëdha në krah pune e materiale, siç ishin sistemet kolektive të ujitjes apo arkitektura e dekorimeve te gurta.
Top Channel