BOTA

Balloni spiun kinez i rrëzuar nga SHBA ‘nuk ishte duke spiunuar’, thotë kreu ushtarak amerikan (fotot)

Banner

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë thënë së fundmi se mjeti misterioz vetëm ishte shtyrë jashtë kursi nga era, sipas gjeneralit amerikan Mark Milley.

I ashtuquajturi ‘ballon spiun’ kinez që u rrëzua nga SHBA mbi brigjet lindore të vendit, “nuk ka mbledhur informacione inteligjence, pranonte sot gjenerali amerikan për mediat, siç kishte insistuar më parë dhe Pekini për mjetin e tij ajror të mbikëqyrjes.

Balloni ishte pikasur mbi qiellin e Alaskës në janar para se të vijonte fluturimin drejt jugut ku dhe u qëllua dhe u rrëzua mbi Karolinën e Jugut. Asokohe zyrtarët amerikanë thanë se balloni kishte lundruar në të gjithë botën duke mbledhur integjencë për logari të Pekinit.

Por Milley tha dje për mediat vendase: “Komuniteti inteligjencës në një vlerësim të hollësishëm vendosi se nuk ka pasur mbledhje inteligjence nga balloni”.

Në prill zyrtarët amerikanë iu rikthyen çështjes duke deklaruar se balloni kishte bërë disa kalime mbi SHBA dhe sekretari i shtetit Antoni Blinken tha se kjo ishte “një sjellje e papranueshme dhe e papërgjegjshme nga qeveria kineze”.

Zyrtarët tashmë kanë ndryshuar mendim duke pranuar se mjeti i survejimit thjesht mund të ketë humbur kursin e tij duke kaluar mbi SHBA teksa Milley pohonte: “Motori i atij mjeti nuk mud të mundë erërat që fryjnë në atë lartësi, prandaj rrymat ajrore mund ta kenë shtyre mbi territorin amerikan”.

Ai shtonte se mjeti kishte gjithsesi sensorët dhe transmetuesit e nevojshëm për të komunikuar të dhënat. “Por ne e dimë se ishte një ballon spiun, edhe pse nuk kishte të dhëna që të ketë transmetuar në Kinë”.


Top Channel

Banner

Related posts

Moska dhe Pheniani konfirmojnë se Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë për t’u takuar me Vladimir Putinin

admin

Sytë te hierarkia ushtarake e Kinës pas zhdukjes së ministrit të Mbrojtjes

admin

Evropa “përvëlohet”, në Afrikë të Jugut bie dëborë pas një dekade

admin

Leave a Comment