BOTA

Gjykohet bashkëshorti 25 vjeçar me familjarët, që vranë nusen pasi besonin se ishte ‘e poseduar nga shpirtrat’ (fotot)

Një bashkëshort që bashkë me familjarët e tij vrau gruan shtatzënë duke besuar se ishte e zotëruar nga shpirtra të këqinj, i është mohuar sot liria me kusht në Britani.

Mohammed Tauseef Mumtaz – i cili fillimisht pretendonte se gruaja e tij 21 vjeçare Naila, kishte mbytur veten, është burgosur prej vitit 2012 bashkë me prindërit  Zia Ul-Haq e Salma Aslam, të dy 51 vjeçarë, si dhe kunatin e tij Hammad Hassan.

Një nga të katërt kishte mbytur Nalia Mumtaz kurse të tjerët e mbanin atë, teksa tentonin sipas tyre të largonin “shpirtin e keq” nga trupi i saj.

Në gjykatën e Birmingham u tha se vrasja e vajzës pa mbështetje, e cila kishte ardhur në Britani vetëm në 2008 me martesën me mblesëri në Pakistan, ishte nxitur nga prindërit e Mumtaz.

Mjekët që erdhën në vendngjarje kishin gjetur trupin e saj të pajetë në dhomën e gjumit, në shtëpinë ku jetonte familja në Birmingam më 8 shtator 2012. Mumtaz dhe kunati i tij  Hussan, të dy 25 vjeçarë, u burgosën me një minimum prej 13 vitesh kurse prindërit e Mumtaz u dëmtuan me një minimum prej 15 vitesh burg.

Në gjykatë u tha se provat nga dëshmitarët dhe oficerët e lirisë me kush, psikiatërve e psikologëve  do të jepen gjatë seancave.

Edhe në shkurt 2023, bordi lirisë me kusht vendosi se Mumtaz, tashmë 36 vjeçar, është ende i rrezikshëm për t’u lënë i lirë.

Katërshja u dënuan pas një gjyqi katër mujor në 2012 ku u përcaktuar se ata e kishin mbytur me dashje viktimën, ndërsa juria nuk mund të përcaktonte me saktësi motivin e vrasjes.

Në gjykatë u tha se Mumtaz, vuante nga një çrregullim gjenetik që e kishte lënë të deformuar, dhe se ishte martuar me nusen në një martesë me mblesëri në Pakistan.

Martesa ishte bërë 14 muaj para se ajo të vritej teksa ishte gjashtë muaj shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Në gjykatën e Birmingham u tha se një ditë para vdekjes, zonja e ndjerë Mumtaz, e cila nuk fliste anglisht, i kishte thënë prindërve në një telefonatë se ishte e shqetësuar pasi kishte mbetur shtatzënë. Ndërsa të dënuarit besonin se Naila zotërohej nga “xhindi’, siç janë shpirtrat e këqij të përmendur dhe në librin e Kuranit.

Mumtaz pretendonte fillimisht se gruaja e tij kishte mbytur veten dhe se prindërit e tij, të cilët jetonin me çiftin, ishin përpjekur ta ndalonin të lëndonte veten.

Por ambulanca e gjeti të ndjerën pa shenja jete dhe me gërvishtje në krahë e në fytyrë, para se ta dërgonin në spital.

Inspektori i policisë Simon Astle i cili hetoi çështjen, e përshkruante atë si ‘tragjike e shumë trazuese’. “Është e pamendueshme që njerëzit e tu më të afërt të të vrasin pasi besojnë se ke shpirtra të këqinj”.

Familja e viktimës që quanin atë një vajzë “të lumtur, të bukur e me vetëbesim”.

Ata thanë se shpresonin që rasti “të rriste ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj grave të pambrojtura dhe t’i nxisë ato në rrethana të tilla të kërkojnë ndihmë”./DailyMail/