AKTUALE

REISUL ULEMA VIZITOI BASHKËSINË ISLAME NË VIJENË – NË MESIN E BASHKATDHETARËVE

Më 17.09.2023 në kohë e namazit të Drekës Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Dr. Selver ef. Xhemaili, Dr Islam ef. Islami dhe H. Sabahudin ef Zendeli me ftesë të Bashkësisë Islame shqiptare në Vijenë respektivisht të Kryetarit Z. Adil Hasanit dhe Kryesisë së saj vizitoi bashkatdhetarët tanë, ku u prit në mënyrën më të ngrohtë.
Në fjalimin e tij Reisul Ulema shprehu mirënjohjen e thellë për pritjen që ia bëjnë bashkatdhetarët, punën e madhe që bëjnë besimtarët në organizimin dhe kultivimin e vlerave fetare, kulturore dhe më gjërë.
Reisul Ulema,falënderoi BISH-in në Vijenë për pritjen e nivelit të lartë si dhe kontributin e madhë që ka dhënë në të kaluarën dhe në kohën e sodit.
Në takimet e këtilla Reisul Ulema takoi bashkatdhetarë, në veçanti edhe aktivistë të mirënjohur si : H. Mahir ef. Zeqirin, i cili mbi 30 e sa vite prej vitit 1989 ia kushtoi Islamit, besimtarëve dhe vlerave kombëtare dhe sot është një personalitet shumë i repsektuar. Njiherit delegacioni u shoqërua edhe nga H. Rushan ef. Bajrami, një aktivist i madhë në jetën ferare dhe kombëtare, aktualisht arsimtarë me përvojë në realizimin e mësimbesimit islam nëpër shkollat e Austrisë, Mr Ademsafi ef. Bajrami, i cili kontribuon në sferën e shpjegimit të Islamit si ligjërues dhe bë realizimin e mësimbesimit islam si arsimtar në shkollë, pastaj kuadrin e njohur nga Kosova Dr Rijadin, i cili, poashtu është arsimtarë i lëndës fetare në shkolla dhe shumë të tjerë si dhe petspektivë e Islamit në Austri
Në veçanti, për çdo konsideratê është Imami BISH-it H. Afrim ef. Xhelili dhe Imami i Qendrës kulturore Islame Z. Mervan ef. Berisha
Patëm nderin të takojmë njërin ndër personslitet e mirënjohura të çështjes kombëtare me decenie të shumta patriotin e çështjes shqiptare Z. Xhevat Xhemalin, me të cilin biseduam për sfidat tejet të vështira në rrugëtimin e tij për ngritjen e vetëdijes kombëtare si dhe flijimin e tij bashk me shokë për realizimin e idealeve të kombit.
Haxhi Rexhepi me respektin e tij edhe njiherë dëshmoi për sukseset e tija në rrugëtimin e hershëm në Austri si dhe arritjet e mëdha në sferën ndërtimtarisë, në veçanti në shërbim të ngritjes së BISH-it si aktivist, por edhe si Kryetar për një mandat.
Delegacioni në fjalē takoi shumë aktivistë si Haxhi Ramadani, Z. Senadi, Z. Jasmini, Z. Fatbi, H. Xhema dhe shumë të tjerë.
Reisul Ulema falënderon përzemêrsisht të gjithë bashkatdhretarët tanë si dhe përgjegjësin kryesor Kryetarin Z. Adil Hasanin duke ju uruar suksese edhe në të ardhmen.
Reisul Ulema përshëndeti sukseset e bashkatdhetarëve tanë duke ju dëshiruar unitet, mbarësi dhe suksese të reja.

Related posts

Stoilkovski për formimin e Qeverisë: Bisedimet janë në fazë të avancuar

Gjyla Halili

Dyshimet për keqtrajtimin e një 3-vjeçari, paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren e çerdhes në Fushë Kosovë

admin

Ademi: Kuvendi sapo miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë

Gjyla Halili

Leave a Comment