KOSOVË

Kishin shkuar në Libi për të ndihmuar nga përmbytjet, 5 shpëtimtarë grekë gjejnë vdekjen në aksident rrugor

Banner

Pesë anëtarët e një ekipi të shpëtimit të dërguar nga Greqia për të ndihmuar banorët e përmbytur të Libisë kanë humbur jetën gjatë rrugës si pasojë e një aksidenti.

Mësohet se ekipi grek përbëhej nga 16 anëtarë dhe tre përkthyes, të cilët do i bashkoheshin kolegëve me mision humanitar nga Turqia, Franca, Italia dhe Egjipti.

Grupi ishte nisur të dielën nga Athina.

Ata po transportoheshin me autobus në territorin libian, kur mjeti i tyre u përplas me një tjetër automjet që kishte pesë pasagjerë libianë përgjatë aksit mes Bengazit dhe Dernës. Nga përplasja humbën jetën edhe tre qytetarët libianë.

Humbja e jetëve të tyre në një aksident gjatë demonstrimit të solidaritetit për qenie të tjera njerëzore të cilët jeta po i vë në provë të madhe, bashkë me pjesëtarët e misioneve nga shtetet e tjera, ka shkaktuar hidhërim të thellë në familjen e madhe të Forcave të Armatosura, si edhe në tërë kombin grek,” reagoi ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, duke ngushëlluar familjet e viktimave.

Trupat e viktimave janë sjellë me avion ushtarak në Greqi, ndërsa të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në Athinë. /Kathimerini

Banner

Related posts

Osmani: Serbia s’mund të jetë kurrë anëtare e NATO-s, ende fle mbi varreza masive

Gjyla Halili

UEFA dënon Dinamon e Zagrebit pas vrasjes së tifozit grek

admin

Tre burra e rrëmbyen dhe e dhunuan një grua

admin

Leave a Comment