SHOWBIZ

Kurat natyrale që mund të përdorni në shtëpi për dhimbjet e këmbëve

Dhimbja e këmbëve është një problem shumë i përhapur që prek njerëz të të gjitha grupmoshave.

Intensiteti i dhimbjes është i ndryshëm dhe mund të kulmojë me ndjesinë e dhimbjes së padurueshme.

Dhimbja mund të prekë të dyja këmbët dhe shkaktohet nga kontraktimet muskulare, lodhjet muskulare, ushqyerja e keqe, dehidratimi ose qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë.

Shkaktarë të tjerë të dhimbjes janë tromboza, diabeti, artriti, variçet dhe dëmtimet nervore.

Më poshtë do të gjeni kurat natyrale që lehtësojnë dhimbjet, të cilat mund t’i përdorni në kushtet e shtëpisë.

Kompresat e ftohta

Mbështillni disa kuba akulli në një peshqir të hollë dhe vendosini në zonën e dhimbjes për 10-15 minuta. Këmbën ose këmbët duhet t’i mbani lehtas të ngritura. Kompresat mund t’i vendosni disa herë në ditë. Akulli nuk duhet vendosur direkt në lëkurë.

Masazhet

Masazhi nxit shërimin e shpejtë të muskujve të dëmtuar. Mjafton një masazh i lehtë 10 minutësh sidomos pas dëmtimeve të shkaktuara gjatë një aktiviteti fizik. Për masazh mund të përdorni vaj ulliri ose vaj arre kokosi.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës shkrin kristalet e acidit urik në gjak dhe largon toksinat e akumuluara në inde. Për më tepër, uthulla ofron kalium, kalçium dhe minerale të tjera mirëbërëse. Mbajini këmbët në një vaskë ose legen të mbushur me ujë dhe me pak uthull për të paktën 30 minuta.

Një kurë tjetër është me uthull molle dhe mjaltë

Përzieni një ose dy lugë gjelle me uthull molle të pafiltruar në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pak mjaltë. Pijeni këtë lëng dy herë në ditë.

Xhenxhefili

Xhenxhefili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjen e këmbëve. Përdorni vaj xhenxhefili për të masazhuar këmbën dy ose tre herë në ditë. Pini çaj xhenxhefili me limon dhe mjaltë dy ose tre herë në ditë. Kujdes me xhenxhefilin, mos e teproni sepse hollon gjakun.

Limoni

Kjo agrume është e pasur me antioksidantë që lehtësojnë dhimbjen dhe ekuilibrojnë pehashin në organizëm. Përdorni lëng limoni për masazh ose pini ujë me limon dhe mjaltë dy herë në ditë.

Vitamina D

Njerëzit që kanë mungesa të kësaj vitamine, përballen shpesh me simptoma jo specifike të dhimbjes së këmbës, mesit, trupit, dhe gjymtyrëve të sipërme. Kjo vitaminë rregullon funksionin e kalçiumit dhe fosforit, dy minerale thelbësore për nervat dhe muskujt. Shijoni rrezet e para të mëngjesit çdo ditë për 10 deri në 15 minuta. Konsumoni shumë salmon, sardele, qumësht, lëng portokalli e të tjerë.

Kaliumi

Mungesa e kaliumit shkakton dhimbje të këmbëve dhe dehidratim. Konsumoni më shumë me patate të ëmbël, banane, kumbulla, rrush të thatë dhe lëng domate për të marrë më shumë kalium.

Këshilla të tjera

Pini dy ose tre filxhanë me çaj mali ose çaj jeshil çdo ditë.

Mbani nën kontroll tensionin e gjakut dhe kolesterolin.

Mos pini alkol apo duhan.

Bëni ushtrime të lehta fizike për 10 minuta në ditë.

Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Related posts

Botox edhe për shpatullat? Po, TikTok ju tregon si dhe pse

admin

Hugh Jackman ndan dietën e tij mjaft strikte për t’u rikthyer si Wolverine

admin

Për prostatën, stresin dhe zemrën/ Kura popullore e vajit të farave të kungullit

admin

Leave a Comment