BOTA

Kim nuk largohet duarbosh nga Rusia, Putin i dhuron armë por nuk arrin marrëveshje

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u largua nga Rusia me trenin e tij të blinduar, por mori me vete edhe armët dhuratë nga presidenti rus Vladimir Putin.

Pas vizitës gjashtëditore që u përqendrua në çështje ushtarake, lideri koreano-verior u largua me ceremoni, por pa arritjen e qëllimit kryesor nga rusët, atë të marrëveshjes së armëve.

Vizita e parë e Kimit jashtë vendit që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19 u përcoll me frikën e Perëndimit se Moska dhe Pheniani do të sfidojnë sanksionet dhe do të arrijnë një marrëveshje për armët.

Armët dhuratë përfshijnë pesë dronë shpërthyes, një dron vëzhgues dhe një jelek antiplumb.

Një ditë më parë, Kim u takua me ministrin rus të Mbrojtjes në Vlladivostok, ku inspektuan një sërë armësh përfshirë sisteme të raketave hipersonike.

Vizita e liderit koreano-verior në Rusi, që nisi të martën, shënuan kulmin e saj në takimin kokë më kokë me presidentin rus.

Moska besohet se është e interesuar që të blejë municione nga Koreja e Veriut në mënyrë që të vazhdojë luftën në Ukrainë, ndërkaq Pheniani dëshiron ndihmën e Pekinit që të zhvillojë programin e saj bërthamor, ndaj të cilit ka sanksione ndërkombëtare.


Top Channel

Related posts

Erdogani hap rrugën për anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin

Pamje të çmendura nga festivali veror i vrapimit me demat në Pamplona të Spanjës (fotot)

admin

SHBA u ofron më shumë mbrojtje ligjore refugjatëve ukrainas

admin

Leave a Comment