BOTA

Ëndrra amerikane, dhjetëra emigrantë në luftë me fatin në kufirin Meksikë-SHBA

Banner

Dhjetëra emigrantë janë mbledhur pranë kufirit Meksikë-SHBA gjatë ditëve të fundit.

Ata kanë ngritur një kamp pranë brigjeve të Rio Grande dhe po tentojnë të hyjnë drejt shteteve të Bashkuara. Por sipas tyre, Garda Kombëtare e Teksasit nuk po i lejon ata që të dorëzohen pranë agjentëve të patrullave kufitare.

“Ne presim të na jepet shansi, por nuk po na lënë të kalojmë, jemi të dëshpëruar për fëmijët, po u bien të fikët nga uria”, tha një prej emigrantëve.

Emigrantët janë nga shtete të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore. Kufiri tokësor Meksikë-SHBA është cilësuar një nga më të rrezikshmit për emigrantët në vitin 2022, me gati 700 të vdekur dhe të zhdukur, sipas agjencisë së OKB-së për migracionin.


Top Channel

Banner

Related posts

I burgosur, sipërmarrës, mercenar! Ulje-ngritjet e Prigozhinit në Rusi

admin

Hungaria ‘tërbon’ BE teksa liron mijëra të dënuar të huaj me kusht largimin nga vendi (fotot)

admin

Mosmarrëveshjet mes drejtuesve rusë dëmtojnë operacionet ushtarake, edhe kontrollin e Putinit

admin

Leave a Comment