AKTUALE

Mexhiti: Kush e harron historinë rrezikon ajo ti përsëritet

Kryetari i partisë Lëvizja Demokratike, Izet Mexhiti, me personalitete të shquara, ka shënuar 25 vjetorin e kalimit në amshim të Beqir Limanit, dëshmor i kombit, në Kollare të Kërçovës.

Me këtë rast mes tjerash potencova se jemi këtu për të mos harruar kontributin e dëshmorëve të kombit dhe se kush e harron historinë rrezikon ajo ti përsëritet, ka shkruar Mexhiti.

Postimi i plotë i tij në fb:

Sot në Kollare të Kërçovës shënuam 25 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Beqir Limani, ku morëm pjesë bashkë me djalin e komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari, kryetarin e SHVL-UÇK Fazli Veliu, Adnan Azizin, Fatmir Limanin dhe shume veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare.
Me këtë rast mes tjerash potencova se jemi këtu për të mos harruar kontributin e dëshmorëve të kombit dhe se kush e harron historinë rrezikon ajo ti përsëritet.
Lavdi deshmorëve të Kombit

Banner

Related posts

Karnavalet Ilire në Bozovcë të Tetovës, Mehmedi: Të kujtojmë të kaluarën dhe traditën e këtij karnevali

Gjyla Halili

Anulimi i vendimit që ndalon importin e mallrave serbe, “kusht” shtesë për heqjen e masave të BE-së

admin

Ali Ahmeti nga Prishtina: Sot populli shqiptar dha verdiktin e tij për çlirimtarët

Gjyla Halili

Leave a Comment