AKTUALE

Rritja e çmimit të naftës, OPEC paralajmëroi reduktim të prodhimit

Çmimet e naftës vijojnë të jenë të larta për konsumatorët shqiptarët. Që nga marsi shtrenjtimi i tyre nuk ka ndalur, ndërsa sinjalet nga tregjet ndërkombëtare sugjerojnë se do të ketë edhe rritje të mëtejshme.

Në vetëm dy javë çmimi për ton i naftës në bursa është rritur me 60 dollarë duke arritur në 990 dollarë. Ky është niveli më i lartë që nga nëntori i vitit të kaluar apo gati 11 muaj.

Edhe në Shqipëri pikat e tregtisë me pakicë po e shesin naftën duke filluar nga 197 deri në 207 lekë për litër, ndërsa benzina është më e lartë me 2-3 lekë. Që nga marsi shtrenjtimi është me 30 lekë.

Këto çmime duken të ndikuar nga vendet prodhuese të naftës, pjesë e organizatës OPEC, të cilat shkurtuan prodhimin e naftës me 1 milion fuçi në ditë gjatë verës. Kjo masë parashikohej të ndalonte në shtator, por Rusia dhe Arabia Saudite njoftuan zgjatjen deri në fund të vitit.

Tashmë edhe Libia, furnizuesi kryesor i Evropës është prekur nga fatkeqësia e përmbytjeve dhe po vijon të hedhë më pak naftë në treg. Analistet edhe ekspertët në një sondazh për prestigjiozen Reuters shprehen se në tremujorin e fundit të vitit produktet energjetike do të kenë dhe rritjen më të fortë.

Shpesh, cilësuar si gjaku i ekonomisë, çmimet e rritura të naftës do të japin goditje të drejtpërdrejtë tek inflacioni, duke rrezikuar synimin e bankës së Shqipërisë që çmimet të stabilizohen mesin e vitit të ardhshëm./Top-Channel.tv

Related posts

“Mungesë disipline”! Miletiçi e pranon se ka larguar nga puna 10 shqiptarë!

Gjyla Halili

Për zgjedhjet e 8 majit u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj

Gjyla Halili

Seanca e Komisionit të Përhershëm Anketues Parlamentar për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit

Gjyla Halili

Leave a Comment