BOTA

Kriza e emigrantëve/ Von der Leyen dhe Meloni vizitë në Lampedusa

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni do vizitojnë Lampedusën të dielën.

Vizita vjen pas një ftese që Meloni i bëri von der Leyen për të parë nga afër shkallën e emergjencës së emigrantëve në Lampedusa, maja më jugore e Italisë. Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer, i cili përmes një postimi në X shkroi se von der Leyen do të vizitojë Lampedusën të dielën.

Meloni tha në një video-mesazh të premten se Italia është nën “presion të paqëndrueshëm” për shkak të numrit të madh të anijeve me emigrantë që mbërrijnë nga Afrika e Veriut në Lampedusa.

Sipas saj, qeveria italiane do të miratojë masa të jashtëzakonshme për t’u marrë me emergjencën në një takim të kabinetit të hënën. Meloni shtoi se i kishte shkruar presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel duke kërkuar që çështja e emigrantëve të ishte në agjendën e samitit të BE-së në tetor, dhe se ajo do të kërkonte një mision evropian për të ndaluar nisjen e anijeve me emigrantë.

Kryeministrja italiane theksoi se kohëzgjatja për të gjithë ata cilët kanë hyrë ilegalisht në Itali dhe janë në pritje të riatdhesimit do të zgjatet deri në 18 muaj si pjesë e masave të reja. Emigrantët do të mbahen në qendrat CRP.

Sipas Melonit, tha se koha maksimale që azilkërkuesit mund të mbahen në qendrat e pritjes do të mbetet 12 muaj. Udhëheqësja italiane njoftoi gjithashtu se ministria e mbrojtjes do të krijojë qendra të reja pritjeje për emigrantët.


Top Channel

Related posts

SHBA: Wagneri s’ka më rol të madh në Ukrainë

admin

Tragjike! Tërmeti i fuqishëm godet Marokun, rreth 300 persona të vdekur

admin

Akpadia mbi dokumentet sekrete ul lehtësisht mbështetjen ndaj Trump në mesin e republikanëve

admin

Leave a Comment