AKTUALE

Grubi në FEFSH: Miqtë tanë ndërkombëtarë na inkurajojnë që të jemi pjesë e BE-së, ta sjellim europën më pranë qytetarëve

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në ngjarjen Forumi Ekonomik dhe Financiar në Shkup (FEFSH), pjesëmarrës në panelin “Europa – Po, Europa Tash” Paneli 3 – Gjeopolitika, Krijimi i Politikave dhe Financat”, tha se Maqedonia e Veriut sfidë aktuale e ka anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke u shprehur opitimist për realizimin e kësaj sfide me sukses.

Grubi në mënyrë kronologjike deklaroi se Maqedonia e Veriut ka arritur ndër vite të nënshkruaj marrëveshje që kanë siguruar paqen, barazinë dhe sigurinë e vendit dhe qytetarëve të saj.

“Kënaqësi që ju shoh të gjithëvë sot këtu. Jemi drejt një rruge që duhet të integrohet vendi ynë në Bashkimin Europian, ndaj për këtë kemi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve mike, misionerëve të huaj në vendin tonë, por edhe vetë BE-në që vazhdimisht po na inkurajojnë që të jemi pjesë e Unionit Europian. Vendi jonë një amrrëveshje kryesore atë të vitit 2001 e ka kaluar me sukses, me ç’rast me ndihmën e miqve ndërkombëtarë u arrit një marrëveshje paqeje. Ky ishte hapi i parë, ndërsa i dyti anëtarësimi në NATO që poashtu u arrit duke na fuqizuar dhe inkurajuar miqtë tanë europian dhe pro-perendimor. Tani siç jemi anëtarë në NATO, shohim se jemi një shtet stabil, i sigurtë dhe vend i paqes, ndaj tani e kemi sfidën e tretë, hapii tretë është anëtarësimi i vendit në BE. Gjykuar nga e kaluara kur kemi sjellë vendime madhore, ka pasur edhe rezistëncë nga disa parti politike, për këtë shkak pozita ime dhe BDI jemi të përkushtuar të arrijmë procesin final dhe të arrijmë synimin për shtetin dhe vendin. Ta afrojmë europen tek qytetarët tanë dhe të ndalojmë largimin e njerëzve nga vendi, të krijojmë edhe këtu standarde dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, deklaroi Grubi.

Related posts

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

Gjyla Halili

Shteti duhet të marrë përsipër pagesën e pushimit të lehonisë

admin

MPB: Votimi në përgjithësi po zhvillohet qetë dhe pa probleme, nuk janë regjistruar shkelje të rendit dhe qetësisë publike

Gjyla Halili

Leave a Comment