AKTUALE

Propozimi që BE-ja thotë se Vuçiqi e pranoi dhe Kurti e refuzoi

Krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët, njohja e dokumenteve të ndërsjella dhe simboleve kombëtare, shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre në instrumentin e vetëmenaxhimit si dhe nisja e negociatave për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, janë disa nga pikat e propozimit të Bashkimit Evropian për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e djeshëm në Bruksel, që përfundoi pa ndonjë rezultat. Propozimi është paraqitur nga BE-ja si kompromis për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, më 27 shkurt të vitit 2023.

Ky dokument, që është siguruar nga KOHA, sipas BE-së, është pranuar nga Vuçiqi, por është refuzuar nga Kurti, i cili pas takimit ka thënë se qëndrimet e Serbisë janë bërë qëndrime të BE-së.

Në dokument parashihet nisja, përfundimi dhe krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.

Sipas dokumentit, Serbia nuk do të insistojë në përdorimin e asteriksit dhe fusnotës në forume rajonale. Gjithashtu, në dokument kërkohet edhe njohja e dokumenteve të ndërsjellja dhe simboleve kombëtare. Kërkohet edhe formalizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë e që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare.

Dokumenti kërkon përfundim të procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.

Në dokument parashihet edhe krijimi i grupeve të ndara punuese të drejtuara nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes.

Dokumenti flet edhe për organizmin e një konference të donatorëve, për përgatitje për projekte të përbashkëta.

Banner

Related posts

Mexhiti: Organizatat joqeveritare, partnerë të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit

Gjyla Halili

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, nga krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ashpër ndaj takimit të paralajmëruar për nesër mes kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe kryetarit të sapozgjedhur të LSDM-së, Venko Filipçe.

Gjyla Halili

Qyteti i Shkupit: MPB urgjentisht të hetojë shkaqet e zjarrit te Salla universale, institucionet të ngrenë procedurë adekuate për përgjegjësi

Gjyla Halili

Leave a Comment