SPORT

“Deri 1 000 euro bileta zyrtare, ja data kur nis shitja”, çfarë ndodh nëse Shqipëria ia del mbanë për Euro 2024

Banner

Nga 3 Tetori tifozët e futbollit do të kenë mundësinë të aplikojnë për të blerë bileta për finalet e Europianit në faqen zyrtare të kampionatit EURO2024.com/tickets.

Në total janë 2.7 milionë bileta që do të hidhen në treg, 80% e të cilave do të jenë të dedikuara për tifozët e kombëtareve pjesëmarrëse.

Shpresojmë që Shqipëria do jetë
Kuponët do të jenë në dispozicion duke filluar nga 30 Euro më e lira në ndeshjet e grupeve, deri në 1000 Euro për ndeshjen finale për pozicionin më të mirë në shkallët e stadiumit.

Mbi 1.2 milionë bileta do të dalin në shitje nga 3 deri më 26 Tetor.

Një milion bileta të tjera do të hidhen në shitje, në bashkëpunim të ngushtë me federatat kombëtare të përfshira, për tifozët e ekipeve pjesëmarrëse pas shortit të 2 Dhjetorit të këtij viti për fazën finale të turneut.

Do të ketë gjithashtu bileta për tifozët e kombëtareve që kualifikohen përmes play-off. Organizmi europian i futbollit ka vendosur që një aplikues të mund të blejë maksimumi deri në 4 bileta për ndeshje.

Për të penguar shitjen në treg të zi, UEFA do të prezantojë në pranverën e ardhshme një platformë të rishitjes së biletave.

Finalet e Europianit do të zhvillohen nga 14 Qershori deri më 14 Korrik të vitit të ardhshëm. Ndeshjet do të luhen në 10 qytete gjermane: Berlin, Këln, Mynih, Frankfurt, Hamburg, Dortmund, Leipzig, Gelsenkirchen, Shtutgart dhe Düsseldorf.

p.c/dita

Banner

Related posts

Arsim Thaqi shpreson se Drita do ta fitojë titullin kampion

admin

Kosova fillon përgatitjet për ndeshjet me Bosnje Hercegovinën

admin

Baseli vazhdon tutje në Conference League, shënon Andi Zeqiri

admin

Leave a Comment