Taxhudin Hamidi -Tetovë
Ministria e Arsimit të Egjiptit nxori një vendim në lidhje me specifikimet e uniformës në shkolla për vitin akademik 2023-2024 , në shkollat publike dhe private i cili vendim parasheh që kujdetari të jetë në dijeni për hixhabin-mbulesën e vajzës së tij në shkollat publike.
Vajzat të cilat mbulojnë fytyrën e tyre në shkollat publike.
Debati vazhdom akoma në portalet e egjiptit në lidhje me nadlimin e nikabit nga ministria e arsimit për vitin akademik 2023-2024.
Nikab do të thotë jo mbulesa e flokëve tek gratë por mbulimi i fytyrës pra errësimi i identifikimit.
Prandaj ka shumë debate në lidhje me këtë se a është i qëlluar vendimi apo është një shantazh i francës duke i etiketuar njerëzit e ministrisë si zogjë të lirisë dhe kalorës të iluminizmit.
Si do që të jetë në këtë vendi po shqirtohen disa vendime duke ruajtur hixhabib-mbulesën apo duke e bastardisur ate.
Ministria e Arsimit të Egjiptit ka sjellë vendim që vajzat të mos praktikojnë nikabin pra mbulesën e fytyrës për shumë shkaqe të njohura ne botën e krimi dhe në botën e adoleshentëve dhe tinejxherëve.
Ministria e Arsimit nuk ka ndaluar praktikimin e shamise pra mbulesë e flokëve ajo mbete jo një traditë por një ligj hynorë.
Sipas Ministrisë së Arsimit, Rezuluta 167 e viti 2023 synon, që përmes uniformës të shkollës , të reduktojë bullizmin dhe sarkazmën e nxënësve pra gjithashtu të reduktojë dhunën dhe problemet disiplinore mbrenda shkollës.
Siç pronocohen komentuesit e vendimit.
Në këtë drejtim kemi reagime të nduardurta dhe të përzyera.
Dikush e ka komentuar si një iniciativë e cila në fillim të viti akademik 2023-2024 në france më dt. 08.09 2023 u ndaluan për një ditë mbi 300 vajza apo nxënëse të hynë në shkolla shkaku pse ata kishin mantele apo këmisha të gjata.
Pra nga viti akademik 2023-2024 Frnaca ndaloi veshjet me mantela dhe këmisha të gjata .
Pra rroba që sibolizojnë traditën islame dhe dinjtoze.
Me këtë vendim dikush mendonë se po cënohet privacia e nxënësvë si dhe liria e veshjes .
Në disa raste vërëhet se aspak nuk merret masa për ata vajza të cilat nuk veshen fare as me nikab as me hixhab, por demonstrojnë një veshje të huaj apo thjeshtë të zhveshura në disa pjesë të trupit të tyrë gjë e cila nuk korespondon me rregullat e asnjë shkollë në botë.
Pra një veshje pa norma adekuate dinjitoze.
Këta pasoja po vazhdojnë të shihen dhe vazhdonë të komentojnë vendimin e ministrisë.
Effa Shefik ka shkrua se pas kësaj kthesa është në hixhab – pra mbulesa e folkëve.
Pra ata frigohen se mos vallë është duke u trajtuar hapat e francës që të ndalohet në shkolla hixhabi pra mbulesa e flokëve.
Të rinjtë thuan ku është liria .. Aështë liria vetëm në lakuriqësi?
Mustafa tha:jam i befasuar nga qëndrimi ministrisë së arsimit
Anuk është liria personale.
A nuk kanë të gjith bindjen etyre.
A nuk është ky sulm u privacisë dhe ndaj pamjes së jashtme të vajzave në shkollat publike dhe private.
Atëherë cili është arsyetimi dhe cili është motivi i ministrit për këtë vendim.
Doni të mbeteni tek franca, apo çfar doni!
Shkrimatri Sameh Askar komentoi në llogarinë e tij duke thënë :Një vendim i guximshëm dhe i veçant nga qeveria e Egjiptiane për të ndaluar nikabin – mbulesën e fytyrës në shkolla dhe për të dhe për të siguruar që kujdestari të miratojë hixhabin e vajzës së tij.
Sipas shkrimatrit Askar, nikabi është fillimish një zakon i lasht çifut, me origjinë nga babilonasit e lashtë.
Më pas ai hyri në trashëgiminë arabe nëpërmjet veprimit efektiv dhe ai u përvetësua nga ne , tha Askar.
Vendimi për ndalimin e nikabit nuk është i rip or ai që nga viti 1995 është deabtuar rreth ndalimit të tij në institucionet arsimore dhe zyrtare.
Ndrsa sa i përket jetës private nuk ai ka mbet në vullnetin e çdo indivi sipas dëshirës.
Në fakt u kujtua edhe mbështetja Imami të al Ezhar Dr. Al Sayyid Tantawi në vitin 2009 ku ai u shpreh se nikabi – mbulesa e fëtyrës nuk ka asnjë lidhje me dhe ndaj fesë islame.
Atëherë ai u akuzua si i papërshtashë.
Dr.Ahmed Kerime një jurist islam i njohur në deklarat e tij tha se nikabi nuk është as vaxhib as sunet por edhe i preferuar nuk mund të thuhet siaps disa juristëve islam.
Por sa i përket veshjes së nikabit jashta institucioneve arsimore dhe institucioneve publike është liri e tyre .
Ai tha se vendimi i ministries së arsimit është një vendim i sakt u tha në prononcimin e Dr. Ahmed Kerime .
Ai gjithashtu në takimin e me gazetarin Youssef al Husseini të hënën e kaluar tha se nikabi nuk konsiderohet detyrë apo sunet dhe mbajtja e tij është liri personale.
Ai mbështeti vendimin e ministries edhe në institucionet e al Ezhar.
Vendimi i Ministrisë së Arsimit merr parasyshë aspektin e njohjes dhe identitetit dhe se nxënësi nuk ka të drejtë të fsheh identitetin e tij.
Disa përdorues të mediave sociale shprehën mbështetjen e vendimiit, ndërsa disa të tjerë shprehën zemërimin dhe refuzimin e vendimit.
Duke theksuar se nikabi është një liri personale dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në parandalimin dhe miratimin e tij nësë nuk ka arsye për të në raste hetimi dhe identifikimi nga gjykat dhe hetuesia.
Padyshim në një pjesë të vendimit thuhet për të siguruar kujdestarëve pra prindërve të dijnë dhe të njhtohen për vajzat e tyre se si vishen në public.
Pra shihet se Ministria e arsimit u drejtohet edhe prindërve dhe fëmijtë të dijnë se nëna tek vajzat dhe babai tek djem ka shumë të drejta që të trasojë imixhin , modën dhe pamjen e jashtme .
Këtu tek ne , pra në proviniencën shqipatre sikur prindi ka humbur rolin e tij .
Një segment shumë i rezikshëm.
Pra prindi duhet të pyet për veshjen e fëmiut të tij kjo është ndër të drejtat e prindërve.
Dhe jo të lihen fëmijtë dhe të rinjtë në fatin e butikave dhe tregtisë së tekstilit nga e cila sot po pësojmë të gjith dhe më shumë shkollat shqipatre dhe universitet.
Në disa sezona afaristët e tekstilit janë bë më të dëmshm për popullin se vet liderët e drogës .sepse u ofrohet një veshje apo teksit ekstravagant.
Duhet pasur shum kujdes si prindër dhe si edukatorë.
Edhe për veshjen e të rinjëve .. sepse familjet shqiaptre janë lodhur me krizat e ndryshme dhe entet socile nuk duhet të heshtin dhe të veprojnë në amulli .
Të angazhohen psikolog , sociolog , pedagog, filozof dhe teologqë që të dalin me dalin me mendimin e tyre dhe me anketat e realizuar në lidhje me nivelin dhe pamjen e veshjes e cila duhet të zhvillohet si një art dhe imagjinatë kompatibël normave të kombit dhe fesë të cilës i takojmë.
Civilizimi dëshmohet përmes rrobave dhe tekstilit dinjitoz të vendosur mbi normat e histrisë ,religjionit dhe njerëzimit.