SHOWBIZ

Tajvani i thotë Elon Muskut se “nuk është në shitje”

Ministri i Jashtëm i Tajvanit i ka thënë miliarderit Elon Musk se ky shtet “nuk është në shitje”.

“Dëgjoni, Tajvani nuk është pjesë e Republikës Popullore të Kinës dhe sigurisht nuk është në shitje!”, ka shkruar ministri i jashtëm Xhozef Vu në rrjetin social X, transmeton tv21.tv

Këtë javë, në një samit biznesi, Musk e ka krahasuar Tajvanin me Havain, duke e quajtur atë një “pjesë integrale” të Kinës.

Kjo nuk është hera e parë që Musk, i cili ka interesa biznesi në Kinë, ka zemëruar qeverinë e Tajvanit me komentet e tij. Në tetor, ai sugjeroi se tensionet midis Pekinit dhe Taipeit mund të zgjidheshin duke i dhënë Kinës një kontroll mbi Tajvanin./21Media 

Banner

Related posts

“Prej meje u afrove me Luizin”/ Efi debate të ashpra me Kiarën: Je një njeri fallso

admin

Përse dhemb stomaku nëse pini ujë me vrull esëll

admin

Si e kupton Paracetamoli ku është dhimbja

admin

Leave a Comment