BOTA

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni thyen rekord, kalon shifrën 92 mijë

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni e ka kaluar shifrën 92.000 për herë të parë, duke shënuar rekord për të 52-in vit me radhë, është thënë në një raport të Qeverisë japoneze të premten.

Numri i personave mbi 100 vjeç është rritur për 1.613 në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 92.139, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Tokio. Sipas sondazheve të fundit, rreth 88 për qind e të gjithë 100-vjeçarëve janë gra. Jetëgjatësia e grave në Japoni është rreth 87 vjet, ndërsa për burrat 81 vjet.

Japonia është përballur me rritje të shpejtë të numrit të 100-vjeçarëve, prej kur Qeveria ka nisur t’i mbledhë të dhënat më 1963, në atë kohë kanë qenë vetëm rreth 153 persona në atë moshë.

Japonia është duke u përballur me ndryshime të mëdha demografike, pas disa dekadave me regjistrim të plakjes së popullsisë dhe uljes së natalitetit. Popullsia e Japonisë është duke u zvogëluar me shpejtësi të madhe. Vitin e kaluar numri i japonezëve është ulur për 801.000, duke arritur në 122.4 milionë, njëherësh ulja më e mprehtë në krahasim me periudhën kur kanë nisur të mblidhen të dhënat. /REL


Top Channel

Banner

Related posts

Protestuesit “shkrumbojnë” Francën, vrasja e 17-vjeçarit shkakton trazira të dhunshme

admin

Ukraina përgatitet për beteja të rënda ndërsa Putin thotë se Rusia po krijon ‘zonë tampon’

Gjyla Halili

Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë gjendjen pas tërmeteve

admin

Leave a Comment