AKTUALE

Braçe: Nga 1 tetori pensionet do të rriten me 8.6% për të gjitha kategoritë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, njoftoi nga foltorja e Kuvendit se pensionet do të rriten me 8.6% për të gjitha kategoritë. Po ashtu ai deklaroi se edhe në Dhjetor për festat e fundvitit të gjithë pensionistët do të marrin bonusin e përvitshëm.

“Që nga data 1 tetor e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrë rritje të pensioneve me 8.6% që mbulon plotësisht normën e rritur të inflacionit për pensionistët. Për pak ditë kjo do të jetë efektive dhe do të sjellë për 3 muaj në vijim në buxhetet e pensionistëve 3.2 miliardë plus kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferojë te pensionistët 12. 1 miliardë lekë.

Kjo është fatura e plotë. Ndërkohë që nga dhjetori i vitit që shkoi deri më 1 tetor janë 11.7 miliardë lekë që janë transferuar ën buxhetet e pensionistëve. Kësaj shume do t’i shtohet edhe bonusi i pensioneve që është për t’u paguar në dhjetor”, deklaroi Braçe./lexo.al

Banner

Related posts

Qeveria teknike dhe kryeministri shqiptar: Seanca parlamentare nis në 11.00!

Gjyla Halili

Kumanovë, Selver Ajdini nga AKI për 58 vota nuk mundi të shkojë në balotazh me Maksim Dimitrievskin

Gjyla Halili

Zhvillimet aktuale në vend, Osmani takon ambasadorët e QUINT-it

Gjyla Halili

Leave a Comment