BOTA

Shtëpia e Bardhë e cilëson “të pabazë” inicimin e hetimit ndaj Bidenit

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kundërshtoi planet e republikanëve për të nisur një hetim për gjykimin e presidentit demokrat, Joe Biden.

Ajo i cilësoi këto përpjekje si të pabaza.

Sipas Jean-Pierre asnjë dëshmi nuk është paraqitur nga republikanët ndaj Bidenit, teksa ata po hetojnë marrëveshjet biznesore të birit të tij, Hunter Biden. Hetimi është përqendruar lidhur me atë nëse presidenti Biden ka përfituar nga marrëveshjet biznesore të djalit të tij.

Sipas saj, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, duket se ka urdhëruar nisjen e hetimit në përgjigje të presionit nga ligjvënësit republikan të krahut të djathtë.

“Kjo tregon se si një gjë bëhet në mënyrë të paligjshme… Ata po e ndjekin politikisht presidentin, e jo të vërtetën”, tha ajo.

Jean-Pierre tha se presidenti “nuk ka bërë asgjë gabim”.

Më 12 shtator, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, njoftoi se ka udhëzuar një komitet të Dhomës që të hapë zyrtarisht një hetim për gjykimin e presidentit Joe Biden, lidhur me marrëveshjet biznesore të familjes së tij.

McCarthy tha se hetimi i Komitetit për Mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve deri tani ka gjetur një “kulturë korrupsioni” përreth familjes Biden, përderisa republikanët po hetojnë marrëdhëniet se si ka bërë biznes djali i presidentit, Hunter Biden, para se Joe Biden të merrte detyrën e presidentit.

Njoftimi për nisjen e procedurave, që në anglisht njihet si “impeachment”, vjen para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Në këto zgjedhje, Biden kërkon edhe një mandat presidencial./ rel


Top Channel

Related posts

40 mijë dollarë për gjimnazin e Tuzit, shoqata ”Jehona e Malësisë” financon projektin për ndërrimin e dyshemesë

Gjyla Halili

Lind fëmija i parë me fekondim artificial, babai vdiq nga kanceri në 2019-tën

admin

Video/ Zbuloi se bileta që kishte paguar nuk ekziston, gruaja e tërbuar shkatërron sportelin e aeroportit

admin

Leave a Comment