AKTUALE

Osmani takon komandantin në ardhje të KFOR-it, Ulutas – e njofton për strukturat ilegale të dirigjuara nga Serbia

Në prag të marrjes së detyrës së komandantit të ri të KFOR-it, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar gjeneralmajor Ozkan Ulutas, shoqëruar nga komandanti aktual, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Presidentja Osmani shprehu besimin e plotë në bashkëpunimin e ngushtë me gjeneral Ulutas gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.

Po ashtu, gjatë takimit Osmani ka theksuar nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, në funksion të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Ajo e njoftoi komandantin në ardhje të KFOR-it për këto sfida të sigurisë, të cilat në veri të vendit shkaktohen për shkak të strukturave ilegale të dirigjuara nga Serbia, të cilat poashtu kanë udhëhequr sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj si dhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj policisë së Kosovës dhe gazetarëve. /Telegrafi/

 

Banner

Related posts

Vendet e BE-së nxisin ndalimin e mediave sociale nën 15 vjeç – Brukseli paraqet aplikacionin e verifikimit të moshës

Gjyla Halili

Rina Ajdari uron muajt e shejtë të Ramazanit: Ky muaj le të përforcojë vlerat shpirtërore, mbështetjen dhe respektin për njëri-tjetrin.

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Forca e grave dhe vajzave është themeli i çdo ndryshimi pozitiv

Gjyla Halili

Leave a Comment