AKTUALE

Takimi Kurti – Vuçiq dhe tensionet në veri, Feilcke: Dalja nga kjo situatë është urgjente për Kosovën

Adelheid Feilcke, shefe e Programit për Evropën në Deutsche Welle, ka qenë e ftuar këtë të martë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ku ka folur për dialogun e Kosovë-Serbi, tensionet në pjesën veriore të vendit si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, njohësja e çështjeve të Ballkanit ka folur edhe për takimin që do të mbahet të enjten e 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për çka ka thënë se kjo është një javë e rëndësishme sidomos për Kosovën.

“Është një javë e rëndësishme për Kosovën veçanërisht, sepse për Serbinë tema e Kosovës nuk e ka atë prioritetin siç e ka për ju kosovarët dhe për zhvillimin e Kosovës. Kjo dis-balancë mes të dyja vendeve gjithmonë nga jashtë, nga Gjermania kur shikohet është shumë e qartë sepse Kosova është një çështje e rëndësishme për Serbinë, por për Serbinë ka edhe probleme të tjera.

Për Kosovën, zhvillimet dhe akordimi i politikës me faktorët ndërkombëtarë në zgjidhjen e problemit me Serbinë janë vendimtare dhe çështje kyçe, veçanërisht këtë kohë kur janë vendosur sanksione dhe masa të veçanta ndaj Kosovës. Pra, pritjet për të dalë nga ky konflikt janë mëse urgjente për Kosovën e cila gjendet në këtë situatë”, ka deklaruar Feilcke.

Sipas saj, tensionet në veri të Kosovës e pengojnë edhe procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Durimi është në fund. Për fat të keq në situatën e tanishme kur kemi luftë në Ukrainë është më se e rëndësishme të arrihen marrëveshjet këtu në rajon për të vepruar së bashku. Por, për këtë duhet një vullnet i përbashkët e kjo gjë nuk po shihet. Ka interesa të ndara mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe në BE ka vende me interesa të ndryshme”, ka thënë Feilcke, duke shtuar se për këtë duhet një zgjidhje përfundimtare e një gjë e tillë nuk po shihet shumë afer

Related posts

Ahmeti: Ideja që presidenti të zgjedhet në kuvend është e BDI-së, të tjerët vetëm interpretojnë premtimet tona

Gjyla Halili

Seancë e Komisionit parlamentar për çështje ekonomike

Gjyla Halili

Edemet (ënjtja) e duarve dhe këmbëve pas lindjes

admin

Leave a Comment