AKTUALE

Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, BE publikon agjendën

Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimit të së enjtes ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell do të presë në një takim të nivelit të lartë kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Takimet do të nisin me liderët përkatës që nga ora 9:00, ndërkaq do të pasojë një takim i përbashkët trepalësh.

“Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në objektin e EEAS”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Mexhiti nga Berlini: Investimet e hujaja mundësi e artë për ritjen e standartit jetësorë

Gjyla Halili

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Gjyla Halili

Vdes gjimnazisti nga Shkupi, u helmua nga droga e futur në pije

admin

Leave a Comment