KOSOVË

6 të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Greqi

Gjashtë persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e sotme në zonën e Artemis në Athinë, tha policia.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një konfrontim ku kanë mbetur të vrarë gjashtë persona.

CNN grek shkruan se është qëlluar ndaj një automjeti me targa gjermane. Brenda në mjet janë gjetur 5 persona të vdekur, ndërsa një person i 6 i vdekur jashtë mjetit.

Sipas kësaj media greke dyshohet se viktimat janë shtetas shqiptarë.

Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Sipas informacioneve të para mendohet se bëhet fjalë për “larje hesapesh mes bandave mafioze”.

Banner

Related posts

Policia e Kosovës qëndron në veri, nuk kthehet në jug

admin

Jemi në kontakt me autoritetet serbe për rastin e tre policëve të rrëmbyer

admin

Mbërrin në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga Shqipëria

admin

Leave a Comment