BOTA

Figura të larta palestineze i dënojnë deklaratat anti-semitike të Abbasit

Rreth 190 akademikë palestinezë, artistë dhe aktivistë, e kanë dënuar ashpër fjalimin anti-semitik të presidentit Mahmoud Abbas, përmes një letre të hapur.

Grupi ka thënë se i dënon komentet e bëra nga Abbasi për Holokaustin.

“Me rrënjë të thella në teorinë racore të përhapur në kulturën evropiane në atë kohë, gjenocidi nazist ndaj popullit hebre ka lindur nga anti-semitizmi, fashizmi dhe racizmi. Ne i kundërshtojmë të gjitha përpjekjet për ta keqinterpretuar apo justifikuar anti-semitizmin dhe krimet naziste kundër njerëzimit”, është thënë në letër.

Abbas ka nxitur kritika ndërkombëtare kur në fund të gushtit, para anëtarëve të partisë së tij Fatah, ka thënë se “ju mendoni se Hilteri i ka vrarë hebrenjtë për shkak se janë hebrenj, dhe se Evropa i ka urrejtur hebrenjtë sepse janë hebrenj. Nuk është ashtu. Evropianët i kanë luftuar këta njerëz, për shkak të rolit të tyre në shoqëri, që ka pasur të bëjë me fajde, para e kështu me radhë”.

Autortët e “Letrës së Hapur Palestineze” kanë shkruar se “populli palestinez është dëmtuar shumë nga kolonializmi, shpronësimi, pushtimi dhe shtypja izraelite, pa pasur nevojë që të preket edhe nga ndikimi negativ i këtyre narrativave anti-semitike, të nxitura nga personat që pretendojnë se flasin në emrin tonë”.

Ata kanë thënë se janë duke u dëmtuar edhe nga “regjimi autoritativ” i Autoritetit Palestinez, i cili ndikon në jetët e atyre që janë “nën-pushtim”.

Ndonëse Abbas konsiderohet figurë kontroverse nga shumë palestinezë, kjo formë e kritikës së hapur nga figura të njohura palestineze ndaj tij, është e pazakonshme.

Zgjedhjet e fundit presidenciale në Autoritetin Palestinez janë mbajtur më 2005, ndërsa ato parlamentare më 2006. /REL


Top Channel

Related posts

Florida dhe Kuba në alarm, afrohet uragani Idalia: Përgatituni për më të keqen!

admin

Business Insider: Labirinti Charles McGonigal në FBI

admin

Erdogan thotë se misionet perëndimore do të ‘paguajnë’ për mbylljet e misioneve diplomatike

admin

Leave a Comment